2019.10.13 Santa Messa di Canonizzazione 2019.10.13 Santa Messa di Canonizzazione 

Papa: të krishterët të jenë ‘rreze drite’ nё errësirën e botës

Lutja, ecja dhe falënderimi, rreth këtyre tre temave foli Papa Françesku, në homelinё e Meshës për kanonizimin e pesë Shenjtorëve të rinj, kujtoi se lutja është ilaçi i zemrës, se feja ёshtё një rrugëtim i bёrё sё bashku dhe falënderimi, tha Ati i Shenjtë, është "fjala më e thjeshtë dhe më mirёbёrёse”.

R.SH. - Vatikan

Shenjtorët e ri kanë ecur rrugës sё fesë, duke kapërcyer prova tё vështira, duke dhuruar jetёn nё lutje dhe nё ndihmën e njerëzve mё të mënjanuar, duke kërkuar gjatë gjithë jetës të vërtetën që është Jezusi. Shenjtorët e ri, të kanonizuar sot nga Papa Françesku, gjatë Meshës solemne kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit, tregojnë dhe dëshmojnë fytyrën e një Kishe që është e aftë jetojë në periferitë ekzistenciale të botës, të një Kishe qё di tё bëhet shtëpi e thjeshtë dhe të një Kishe qё di tё jetë e shenjtë në jetën e përditshme.

Çdo tipar i Kishës përkon mirë me historinë dhe jetën e kardinalit britanik Henry Newman, me jetën e Themelueses së Bijave të Shën Kamilit Giuseppina Vannini, me etën e Nënёs indiane Mariam Thresa Chiramel Mankidiyan, me jetën e motrёs rregulltare braziliane Dulce Lopes Pontes dhe me jetën e zviceranes Margarita Bays.

"Sot e falënderojmë Zotin për shenjtorët e rinj, që kanë ecur në dritën e fesë, tё cilёt tani e tutje i thërrasim, nё lutje, si ndërmjetësues pranë Hyjit", tha akoma Papa Françesku në homelinё e Meshën, kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit, nё Vatikan.

"Tre prej Shenjtorëve tё ri janë motra rregulltare a murgesha: Mariam Thresa Chiramel Mankidiyan, Giuseppina Vannini e Dulce Lopes Pontes, tё cilat na tregojnë se jeta rregulltare është udhë dashurie në periferitë ekzistenciale të botës – shpjegoi Ati i Shenjtë Berrgoglio -. Shën Marguerite Bays, e cila ishte një rrobaqepëse, na dëshmon se sa e fuqishme është lutja e thjeshtë, durimi deri nё piken e fundit: dhurimi i heshtur: nëpërmjet këtyre gjërave Zoti e ringjalli në tё shkëlqimin e bukurisë sё Pashkëve".

"Kjo ёshtё shenjtëria e jetës së përditshme," shtoi Papa Françesku, "për të cilën flet kardinali i shenjtë John Newman, që pati thёnё se: 'i krishteri ka një paqe të thellë, të heshtur, të fshehtë, të cilën bota nuk e sheh. I krishteri është i gëzueshëm, i qetë, i dashur, i përzemërt, i sjellshëm, i drejt, modest; nuk ka pretendime, sjellja e tij është kaq larg krenarisë, lakmisë dhe kërkimit tё atij që, në pamje tё parë, shumë lehtë mund ta marrim për një person të zakonshëm'".

"Ti kërkojmë Zotit të jemi edhe ne tё tillë - përfundoi  Papa -,' rreze drite’, ‘drita tё fisme' nё errësirën e botës".

Sipas xhandarmërisë së Vatikanit ishin rreth 50,000 besimtarë të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit për Meshën e Papës Françeskut, me pesë kanonizime dhe pёr lutjen mariane tё Engjëllit Tёnzot në mesditë. Kështu njofton zyra e shtypit të Vatikanit.

13 tetor 2019, 16:52