Kërko

Pasojat e bombës atomike në Hiroshima Pasojat e bombës atomike në Hiroshima 

Papa, një televizioni japonez: i pamoralshëm, përdorimi i energjisë atomike për luftë

Martirët e krishterë në Japoni dhe martirizimi i shkaktuar nga bomba atomike në qytetet Nagasaki dhe Hiroshima, në fund të Luftës II Botërore. Për këtë flet Papa, në një intervistë me televizionin japonez KTN.

R.SH. - Vatikan

“Kur lexoj historinë e martirëve të krishterë, kur lexoj historinë e atyre dy qyteteve (Hiroshima dhe Nagasaki), ndiej shumë admirim për popullin tuaj”. Kështu Papa, në një intervistë në spanjisht për një TV të Japonisë, vendi ku do të shkojë në shtegtim apostolik nga 23 deri në 26 nëntor. Mendimi i tij shkon “tek martirët, me këmbënguljen dhe qëndrueshmërinë e tyre në fe, për të mbrojtur bindjet dhe lirinë e tyre të krishterë”. “Pastaj - vazhdon ai - mund të flasim për një martirizim tjetër më njerëzor, atë të bombës atomike, të cilën populli e vuajti [për faj të njerëzve të tjerë]... Unë e admiroj atë popull, për mënyrën sesi qe në gjendje të ngrihej përsëri në këmbë, pas asaj sprove ferri. Ju jeni një popull i aftë të ringrihet, një popull që shikon gjithmonë përpara”. Papa përfundon duke e quajtur “të përbindshme” atë që “bënë, duke ju hedhur bombën atomike”. “Prandaj, dua të ritheksoj një të vërtetë: përdorimi i energjisë atomike për luftë është i pamoralshëm”.

02 tetor 2019, 18:42