Gjithë Shenjtorët Gjithë Shenjtorët 

Papa: një fjalë për Solemnitetin e Gjithë Shenjtorëve dhe kujtimin e të vdekurve

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, një mendim i Papës kushtuar festave të ditëve të para të nëntorit.

R. SH. - Vatikan

përfundim të audiencës së përgjithshme, një mendim i Papës kushtuar festave  të ditëve të para të nëntorit.  

Duke iu drejtuar besimtarëve polakë, Françesku kujtoi Solemnitetin e afërt të të Gjithë Shenjtorëve si dhe përkujtimin e besimtarëve të vdekur:  

“Po i afrohemi Solemnitetit të të Gjithë Shenjtorëve dhe kujtimit të besimtarëve të vdekur” –  tha.

E, duke cituar Shën Gjon Palin II, u kujtoi besimtarëve se:

“Këto ditë na ftojnë t’i lartojmë sytë drejt qiellit, caku i shtegtimit tonë tokësor. Atje na pret Bashkësia festive e Shenjtorëve. Atje do t’i gjejmë përsëri të vdekurit tanë të dashur, për të cilët tani lartohet lutja jonë. Jetojmë misterin e Bashkësisë së Shenjtorëve, me shpresën  se buron nga ngjallja e Zotit tonë Jezu Krishtit”.

Gjatë përshëndetjeve në gjuhën italiane, në përfundim të audiencës, Papa i ftoi përsëri të gjithë besimtarët ta thonë Rruzaren, në përfundim të muajit marian.

30 tetor 2019, 14:39