Kërko

Vatican News
 Papa Francesco in preghiera davanti la tomba di San Pietro, Inizio del ministero Petrino Papa Francesco in preghiera davanti la tomba di San Pietro, Inizio del ministero Petrino 

Papa në tweet-in e sotëm: “Misionari e dëshmon Jezusin me jetë! Flet jeta!”

“Bëhesh misionar duke dëshmuar me jetë se e njeh Jezusin. Është jeta, ajo që flet!”. Kёshtu pohon në njё twet tё 26 tetorit nё #MissionaryOctober, Papa Françesku. Jeta flet vetë! Ditët më të rëndësishme të saj janë dy: ajo kur u linde e ajo kur e kuptove pse! Kur e kuptove se në jetë ka një lumturi të vetme: “Të duash e të duhesh”.

R.SH. - Vatikan

“Bëhesh misionar duke dëshmuar me jetë  se e njeh Jezusin. Është jeta, ajo që flet!”. Kёshtu pohon Papa Françesku në njё twet tё 26 tetorit nё #MissionaryOctober.

Jeta flet vetë! Ditët më të rëndësishme të saj janë dy: ajo kur u linde e ajo kur e kuptove pse! Kur e kuptove se në jetë ka një lumturi të vetme: “Të duash e të duhesh”. E, të jetosh, nuk do të thotë të presësh të kalojë stuhia! Duhet të mësohesh të vallëzosh edhe nën shi. Me bindjen se në jetë nuk mungojnë kurrë gabimet e plagët.

Jeta je ti vetë! E nëse është e vështirë ta mbartësh, kjo ndodh sepse është e vështirë të mbartësh vetveten! E edhe jetën tënde, që është  vezulluese, si diamant, por edhe e brishtë, si qelq. Sepse në jetë asgjë nuk është e lehtë, por as e pamundur.  

Të jetosh është art!
Nuk mund ta zgjedhësh mënyrën e vdekjes! As ditën! Mund të vendosësh vetëm si të jetosh. Tani. Si të ishte dita e fundit e jetës. Jeta është si pasqyra: të qesh, nëse e shikon duke qeshur! Asnjë ditë nuk i ngjet tjetrës. Çdo mëngjes Zoti i dhuron njerëzimit një mrekulli të re, çastin magjik, kur i shpërbën universet e vjetra e krijon yje të reja! Jetohet një herë të vetme, por nëse e dëshmon Jezusin me jetë, mjafton!

26 tetor 2019, 18:58