Kërko

2019.08.25 Angelus 2019.08.25 Angelus 

Papa: kërkon për Sirinë dialog të sinqertë, të ndershëm e transparent

Për shkak të veprimeve ushtarake që po zhvillohen në verilindje tё Sirisë, popullsitë lokale janё tё detyruara t’i braktisë shtëpitë e tyre: nё mesin e tyre ka edhe shumë familje të krishtera. Kështu tha Papa Françesku në fund të lutjes sё Engjëllit Tёnzot dhe tё Meshёs sё kanonizimeve tё sotme.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku u lut, menjëherë pas Engjëllit Tёnzot, në përfundim të Meshës së Shenjtë të kanonizimit, në Sheshin e Shën Pjetrit, dhe mendimi tij shkoi "edhe një herë" në Lindjen e Mesme.

Siria e dashur e torturuar

Papa ka shpreh edhe një herë afërsinë e tij pranë tokës qё vuan shumё, Sirisë "së dashur e tё sfilitur" nga lufta, e cila që nga e mërkura e kaluar po jeton një fazë të re bombardimesh nga forcat turke në veri-lindje. Mendimi im shkon edhe një herë në Lindjen e Mesme. Në veçanti, për Sirinë e dashur e tё martirizuar nga ku vijnë përsëri lajme dramatike rreth fatit të popullsive në veri-lindje të vendit, të cilat janё tё detyruara t’i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve ushtarake: në mesin e kësaj popullsie ka edhe shumë familjeve të krishtera. Të gjithë aktorëve tё përfshirë e edhe Komunitetit Ndërkombëtar; ju lutem, rinovoj thirrjen time për t'u angazhuar sinqerisht, me ndershmëri dhe transparent në rrugën e dialogut me qëllim që të kërkohen zgjidhje efikase.

Emergjenca humanitare

Gjatё papnisë sё tij, Papa Françesku, ka shpreh përherë afërsinë e tij me popullsitë siriane, nё lutjet mariane tё Engjëllit Tёnzot, gjatё audiencave tё përgjithshme, në takime të ndryshme, në letra dhe mesazhe drejtuar krerëve tё shteteve.

Udha e treguar nga Ati i Shenjtë Bergoglio është ajo e dialogut, përballë një tjetër urgjence humanitare. OKB-ja bën tё ditur se më shumё se 130.000 vetë janë detyruar t’i lënë shtëpitë e tyre në Tell Abiad dhe Ras al Ain, në Sirinë verilindore, që kur në mesin e javës së kaluar nisi ofensiva e Ankarasë në zonë. Shumë prej tyre u strehuan nëpër familje në lokalitete të tjera apo në shkolla dhe nё vendstrehime kolektive në lokalitetin e Tal Amr, Hasakeh apo Raqa.

Vlerësimet

Zyra e Kombeve të Bashkuara për koordinimin e çështjeve humanitare e ka ngritur alarmin pёr ditët e ardhshme: rreth 400.000 vetë mund të kenë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje.  Spitalet publike e private në Ras al Ain Abiad-it i kanё mbyllur dyert që të premten e kaluar, me qindra mijëra vetë kanё mbetur pa ujë në zonën e Haskeh-it, duke përfshirë edhe 82.000 vetё qё janё tё strehuar në kampet e refugjatëve në Al Hol dhe Areseeh.

13 tetor 2019, 18:32