Kërko

2019.10.05 Concistoro ordinario per la creazione di tredici Cardinali 2019.10.05 Concistoro ordinario per la creazione di tredici Cardinali 

Papa kardinajve tё rinj: dëshmojeni Krishtin me zemër tё dhembshur

Papa kardinajve tё rinj: dëshmojeni Krishtin me zemër tё dhembshur

R.SH. - Vatikan

"T’ia kërkojmë Zotit hirin e një zemre tё dhembshur, për të qenë dëshmitar tё Atij që na ka shikuar me përdëllim”. Kjo është "cilësia thelbësore" e dhembshurisë, qё kemi marrë nga Zoti dhe që duhet t'ua japim vëllezërve, që Papa Françesku ua nguliti në zemër trembëdhjetë kardinajve të rinj tё krijuar këtë pasdite në Bazilikën e Shën Pjetrit qё shkëlqente me veshjet kardinalore ngjyrë purpuri.

Ata janë dëshmitarë të fesё, por mbi të gjitha janë njerëz të misionit, tё kufirit, tё dialogut dhe  tё kumtimit. E Papa Françesku i deshi t’i thërriste në Romë nga Azia, Afrika, Evropa dhe Amerika Latine. Sot, një muaj pas njoftimit tё emërimit, kardinajtё e bën betimin e besnikërisë dhe  tё bindjes ndaj pasardhësit të Pjetrit, do tё thotë ndaj Papës, për të mirën e popullit të Zotit. Kësula e kuqe, unaza dhe bula këto janë simbolet e shërbimit të tyre dhe sidomos simbole tё një përgjegjësie për të jetuar "me forcë" e deri nё "derdhje tё gjakut" sikur reciton formula e krijimit të tyre.

Pra 13 kardinajtё e ri i morën sot nga Papa Françesku morën simbolet kardinalore: kësulën e kuqe dhe unazën, sipas udhëzimit të Jezusit, ata kanë mandatin e këndej detyrën, “t’i shërbejnë Kishës dhe njerëzimit me dashuri e zell, me kthjelltësi e urti, me energji e qëndresë të barinjve, me besnikëri e guxim të martirëve. Është fjala për qenë shërbëtorë të shquar të Kishës e cila në Pjetrin Apostull e ka shenjën e dukshme të bashkimit.

Tё nisen procese dhe mos tё pushtohen hapësira

Dhe e gjithë mirënjohja dhe miradija për këtë zgjedhje të "bashkëpunëtorëve cum Petro e sub Petro", iu shprehen  Papës nga kardinali Migel Angel Ayuso Guixot, President i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, i cili foli në emër të tё gjithëve në praninë e shumë miqve, familjarëve dhe besimtarëve që kishin ardhur pёr t'i nderuar karindajtё e ri. "Ky Koncistor mund tё themi se është pak si njё Koncistor i rregulltarëve," tha Guixot, duke kujtuar se nёntё prej kardinajve tё ri janë anëtarë tё urdhrave rregulltarë që janё tё impenjuar në shpalljen e Ungjillit nëpёr botë dhe kjo ditë përkon në mënyrë të dukshme me muajin e jashtëzakonshëm misionar tё tetorit.

Nё fjalët e tij mbi të gjitha siguria e një shërbimi që duhet të zhvillohet për Kishën dhe pёr vëllezërit:

"Ju, Atё i Shenjtë, me punën tuaj të palodhur, na keni ftuar shpesh herё të jemi një 'Kishë në dalje', për të shkuar në periferitë ekzistenciale, për të ecur në rrugën e dialogut ekumenik e ndërfetar. Ne dëshirojmë të punojmë, së bashku me Shenjtërinë Tuaj,  pёr të filluar procese dhe jo pёr të pushtuar hapësira, për të ndërtuar një botë të re ku mund të mbretërojë vëllazëria, paqja dhe bashkëjetesa e përbashkët. T’i kërkojmë Zotit tonё që të na japë njё shikim dhe njё zemër të dhembshur”.

Dhembshuria është shkruar gjithmonë në zemër të Zotit.

Dhe pikërisht është kjo zemra e homelisё qё Papa Françesku ua drejtoi kardinajve tё ri - duke komentuar Leximin e shpallur gjatё liturgjisё - "dhembshuria", qё është "e shkruar në zemër të Zotit"- sepse Ai ka një zemër atërore –  plot dhembshuri e cila ёshtё "e pranishme në tёrё historinë e shpëtimit":

Në Ungjij e shohim shumë herë Jezusin që ndjen dhembshuri për njerëzit që vuajnë. Sa më shumë i lexojmë, aq më shumë i kundrojmë, aq më tepër e kuptojmë se mëshira e Zotit nuk është një qëndrim i rastësishëm, sporadik, por i përhershёm, madje, duket se është qëndrimi i zemrës së tij, në të cilën është mishëruar përdëllimi i Hyjit. 

Në mbarim të homelisё ceremonia e Koncistorit tё kardinajve.

Papa shqipëroi formulën e krijimit të kardinajve tё ri, këtyre "dëshmitarëve të patrembur të Krishtit", tё cilёt një nga një i thirri me emër; në përgjigje tё Atit tё Shenjtё, çdonjëri prej kardinajve tё ri, personalisht, recitoi Besojmёn, bёri betimin e besnikërisë dhe tё bindjes "tash e përgjithmonë" ndaj Ungjillit, Papës dhe pasardhësve të tij. Pasoi vënia  e kësulës sё kuqe, dorëzimi i unazës kardinalore dhe caktimin i Titullit ose Diakonisë (Shërbimit), simbole kardinalore, ndjekur nga përqafimi i paqes.

Momenti i fundit menjëherë pas këndimit të uratës Atё Ynë e sheh Papën të ndalur për pak kohë në lutje përpara shtatores së Shenjtueshmes Mari Virgjër për këndimin e antifones mariane.

05 tetor 2019, 18:14