Kërko

2019.10.06 Apertura Sinodo dei Vescovi 2019.10.06 Apertura Sinodo dei Vescovi 

Papa hap Sinodin mbi Amazonën: tё ungjillëzosh nuk do tё thotë tё kolonizosh

Shumë njerëz në Amazonë bartin kryqe të rënda dhe presin përkëdheljen e dashurisë së Kishës. Për këtë arsye, në Meshёn e hapjes së Sinodit tё ipeshkvijve kushtuar Amazonёs, Papa u këshilloi barinjve shpirtëror - ipeshkvijve të ecin së bashku me ata që kanё derdhën gjakun e flijuar jetën në këtë Rajon, duke ringjallur zjarrin e dashurisë së marrë nga Zoti.

R.SH. - Vatikan

Shumë njerëz në Amazonë bartin kryqe të rënda dhe presin përkëdheljen e dashurisë së Kishës. Për këtë arsye, në Meshёn e hapjes së Sinodit tё ipeshkvijve kushtuar Amazonёs, Papa u këshilloi barinjve shpirtëror - ipeshkvijve të ecin së bashku me ata që kanё derdhën gjakun e flijuar jetën në këtë Rajon, duke ringjallur zjarrin e dashurisë së marrë nga Zoti. Zjarri i vënë nga interesat që shkatërrojnë, si në Amazonë, nuk është ai i Ungjillit, tha Papa Françesku gjatё homelisё sё Meshёs, kremtuar sot paradite nё Bazilikёn e Shёn Pjetrit.

Për të qenë besnik ndaj misionit që kemi marrë prej Zotit, ipeshkvijtë janё tё thirrur tё "ringjallin" dhuratën e Hyjit, zjarrin e dashurisë përvëluese për Zotin dhe pёr vëllezërit. Jo zjarrin që gllabëron popuj dhe kultura, por atё qё ngrohë dhe di të shqyrtojë. Me maturi, e cila nuk është druajtje, por është virtyt i krishterë dhe me qeverisje, ndërsa ndokush mendon se është virtyt "dogana" që ndalon gjithçka për të mos gabuar. Papa Françesku, e përdori këtë imazh, në homelinё e tij tё karakterizuar nga një vështrim i fortë misionar, nё Meshën që hapi Asamblenë e Jashtëzakonshme të Sinodit të ipeshkvijve  për rajonin Panamazonik. Nё kremtimin e Eukaristisë në Bazilikën e Vatikanit ishte njё pjesëmarrje e madhe e besimtarëve: përveç shumë etërve sinodal, kishte përfaqësues të shumtë të popullsive së kësaj pjese të botës, Amazonёs që do të jetë në qendër të "udhës sё përbashkët" të Kishës deri më 27 tetor.

Zelli misionar, jo shqetësimi për gjendjen e tanishme

Homelia e Papës Françesku shkoi nё rrënjët e misionit të ipeshkvijve: keni marrë "një dhuratë prej Zotit për t’ia dhuruar tё tjerёve", - u tha Papa ipeshkvijve - nuk keni "nënshkruar një marrëveshje " apo një kontratë; keni marrë, pёrmes vënieve tё " duarve mbi kokë" dhuratёn e dashurisё për t'u ngritur " para Zotit dhe pёr tё "shkuar" drejt vëllezërve.

"Kur pa dashuri e pa respekt popuj dhe kultura gllabërohen, nuk bёhet fjalë pёr zjarrin e Zotit, por pёr zjarrin e botës. Megjithatë, sa herë dhurata e Zotit nuk ёshtё ofruar por ёshtё imponuar, sa herë pati kolonializim në vend të ungjillëzimit! Zoti na ruajtё nga lakmia e kolonializmave të rinj", tha Françesku e pastaj kujtoi zjarrin që kohëve tё fundit e ka shkatërruar Amazonёn, i cili nuk është zjarri i Ungjillit”.

Ati i Shenjtё Jorge Mario Bergoglio, para Asamblesë sinodale të mbledhur në Romë, nga sot e deri mё 27 tetor, rekomandoi një "kujdes tё guximshëm" për të rindezur zjarrin qё kemi marrë si dhuratë nga të krishterët qё kanё flijuar jetёn e tyre pёr – "dashurinë qё kanё pasur për Zotin dhe për vëllezërit" – duke mos lejuar qё zjarri i dashurisё të "shuhet nga hiri i frikёs dhe nga shqetësimi për të mbrojtur me doemos status quo-në".

Në Kishë është gabim të mbash pёrherё gjithçka ashtu siç është, "të mbrosh status quo-në". "Dhurata që kemi marrë nga Zotit – theksoi Ati i Shenjtё Bergoglio duke iu drejtuar në veçanti ipeshkvijve - është zjarr qё duhet rigjallёruar, ёshtё dashuri përvëluese ndaj Zotit dhe ndaj vëllezërve. Zjarri nuk ushqehet vetvetiu, vdes nëse nuk mbahet gjallë, shuhet nëse e mbulon hiri. Nëse gjithçka mbetet ashtu siç është, nëse i kalojmë ditët tona duke thёnё se 'kёshtu ёshtё bërë gjithmonë, dhurata humbet, zjarri shuhet nga hiri i frikës dhe nga shqetësimi për të mbrojtur me doemos gjendjen e tanishme, status quo-në ".  "Kisha është gjithmonë në rrugëtim, ёshtё gjithmonë në dalje, nuk mbyllet kurrë në vetvete", ripohoi Papa Françesku. 

06 tetor 2019, 14:59