Kërko

2019.10.04 Capitolo Generale dell'Istituto Pia Societa' Figlie di San Paolo 2019.10.04 Capitolo Generale dell'Istituto Pia Societa' Figlie di San Paolo 

Papa: dimri edhe në Kishë, të kthehemi tek rrënjët

Vihuni "për udhë", me "guximin" që vjen nga Shpirti Shenjt Zot dhe nga me "forcën krijuese" të Apostullit të popujve, Shën Palit. Ky është rekomandimi që Papa Françesku u drejtoi gjashtëdhjetë motrave pjesëmarrëseve të Kapitullit të 11-të të Përgjithshëm të Institutit ‘Pia Società Figlie di San Paolo’

R.SH.- Vatikan

Vihuni "për udhë", me "guximin" që vjen nga Shpirti Shenjt Zot dhe nga me "forcën krijuese" të Apostullit të popujve, Shën Palit. Ky është rekomandimi që Papa Françesku u drejtoi gjashtëdhjetë motrave pjesëmarrëseve të Kapitullit të 11-të të Përgjithshëm të Institutit ‘Pia Società Figlie di San Paolo’, gjatë audiencës së sotme paradite, në sallën Clementina në Vatikan.

Në muajin e jashtëzakonshëm misionar që kemi filluar, Papa i këshilloi motrat rregulltare, nga 52 vende të ndryshme të botës, të "dalin, të nisen për udhë pa humbur kohë", për t’ua komunikuar "me jetë dhe me vepra apostolike Lajmin e Mirë (Ungjillin) burrave dhe grave të botës së sotme.”

"Ftohtësia e shoqërisë, që nganjëherë gjendet edhe brenda Kishës e madje edhe në vetë jetë e përkushtuar rregulltare, na shtyn të shkojmë tek rrënjët, për t’i jetuar rrënjët”, tha Papa, në audiencë, me motrat rregulltare ‘Bijat e Shën Palit’.

Po nuk duhet të harrojmë se "dimri, që gjendet edhe në Kishë, e madje edhe në jetën e përkushtuar rregulltare, nuk është kohë shterpësie e vdekjeje – nënvizoi Ati i Shenjtë Bergoglio -, por është një kohë e volitshme që na mundëson të kthehemi tek thelbësorja. Shumë thonë se jeta e përkushtuar rregulltare po kalon një kohë dimri. Mund të jetë kështu, ndoshta, sepse vokacionet (thirrjet e shenjta) janë pakësuar, mosha mesatare në institutet e jetës së përkushtuar rregulltare ka avancuar dhe besnikëria ndaj impenjimeve të marra me kushtet e jetës së përkushtuar rregulltare nuk është gjithmonë ajo që duhet të jetë. Në këtë situatë, sfida e madhe është ta kalojmë dimrin për të lulëzuar përsëri me forcën e Shpirtit Shenjt e për të sjell fryte”.

Papa u ndal te domethënia e  fjalës "dhembshuri", tek dhembshuria e Krishtit Zot, për të nënvizuar rëndësinë që ka veprimtaria e motrave të pranishme në realitetin bashkëkohor:

Të jesh misionare me dëshminë e jetës së përqendruar në Krishtin, në veçanti, për ju, që realitetin e sotëm bashkëkohor kaloni përmes prodhimit editorial, dixhital dhe multimedial si dhe, përmes promovimit të formimit kritik për përdorimin e mediave dhe përmes promovimit dhe animacionit biblik.

E gjatë dhe e frytshme është rruga që keni përshkuar. Dhe e gjatë është rruga që mbetet për t’u përshkuar. Ushqehuni me bukën e Fjalës së Zotit, vazhdoni të ecni përpara, në mesin e dritave dhe hijeve të kontekstit kulturor në të cilin jetojmë - rrezikoni, rrezikoni! -, jini besnike ndaj perspektivës tuaj, që do të thotë, në rend të parë jo gjykimit moral, por kërkimit të mundësive për të mbjellur Fjalën e Zotit, me "krijimtarinë" e komunikimit. Duke interpretuar etjen dhe urinë e bashkëkohorëve tanë: etjen për Zotin, urinë për Ungjillin. Dhe të gjithë këtë me shoshitje dhe empati që nisen nga besimi në Zotin, Hyjin e historisë. Në këtë kontekst ju inkurajoj ta rigjallëroni dhuratën e fesë, duke e lënë veten të ndriçoheni nga Fjala e Zotit.

Sepse ajo, përfundoi Papa, është "qendra" e jetës personale dhe e jetës së komunitetit të motrave rregulltare, "në liturgji dhe në lectio divina", duke mbajtur përherë " të ndezur" shpirtin apostolik.

04 tetor 2019, 14:46