Papa: dhimbja për Ekuadorin, " paqja sociale dhe respekti i të drejtave"
"Së bashku me të gjithë anëtarët e Sinodit të ipeshkvijve për Rajonin Panamazonik, veçanërisht me ata nga Ekuadori, ndjek me shqetësim situatën e javëve tё fundit në atë vend”, tha Papa Françesku gjatё lutjes sё Engjёllit Tёnzot në Sheshin e shën Pjetrit.
R.SH. - Vatikan
"Së bashku me të gjithë anëtarët e Sinodit të ipeshkvijve për Rajonin Panamazonik, veçanërisht me ata nga Ekuadori, ndjek me shqetësim situatën e javëve tё fundit në atë vend”, tha Papa Françesku gjatё lutjes sё Engjёllit Tёnzot në Sheshin e shën Pjetrit, pas Meshës së kanonizimit të pesë shenjtorëve të rinj.
"Ia besoj Ekuadorin lutjes sё përbashkët e ndërmjetësimit tё shenjtorëve të rinj dhe bashkohem me dhimbjen për të vdekurit e të plagosurit si dhe pёr të humburit - shtoi Papa. Inkurajoj të kërkohet paqja sociale, me njё vëmendje të veçantë ndaj popullsive më të brishta, ndaj të varfërve dhe të drejtave të njeriut”.
13 tetor 2019, 19:05