Kërko

Vatican News
2019.10.20 Santa Messa per la Giornata Mondiale Missionaria 2019.10.20 Santa Messa per la Giornata Mondiale Missionaria 

Papa: Zoti i do tё gjithё njerëzit

"Ky është misioni: të tregosh me jetë e deri edhe me fjalë se Zoti i do të gjithë, e kurrë nuk lodhet prej askujt.# misionaryoctor". Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot, mё 20 tetor 2019, me rastin e Ditës së 93-të botërore misionare.

R.SH. - Vatikan

"Ky është misioni: të tregosh me jetë e deri edhe me fjalë se Zoti i do të gjithë, e kurrë nuk lodhet prej askujt.# misionaryoctor". Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot, mё 20 tetor 2019, me rastin e Ditës së 93-të botërore misionare.

Atëherë domethënia e misionit – tha Papa Françesku nё homelinё e Meshës kremtuar nё Shёn Pjetër, sot nё Ditën Botërore Misionare - është “të ngjitesh mbi mal, të lutesh për të gjithë e të zbresësh nga mali, për t’u shndërruar në dhuratë për të gjithë”.  “Të gjithë” – fjalë që Zoti nuk lodhet kurrë s’e përsërituri: “Të gjithë, sepse askush nuk përjashtohet nga zemra e Tij, nga shëlbimi i Tij; të gjithë, sepse secili është thesar i çmuar e kuptimi i jetës është t’ua dhurosh të tjerëve këtë thesar”. I krishteri - pohoi Papa Françesku në homelinё e sotme - shkon me dashuri drejt të gjithëve, sepse misioni “nuk është barrë për t’u duruar, po dhuratë për t’u ofruar”.

Misioni është fjalë që vjen nga latinishtja “mittere”: të dërgosh. Ai është detyrë, që Jezusi ua besoi dishepujve të vet dhe mbarë Kishës: “Shkoni e bëni nxënës të mi të gjithë popujt! Pagëzoni në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt!” (Mt 28,19) Ky mision bazohet në dërgimin e Birit mes nesh si ndërmjetësues i përsosur mes Zotit dhe njerëzve. Jezusi është ai, në të cilin Hyji zbulon krejt dashurinë e vet. Këtu fillon çdo mision, në komunikimin e Zotit para njerëzve. Misioni pra, identifikohet me dërgimin e Birit, domethënë me një ngjarje që ka si qëllim “lavdinë” e Zotit dhe shpëtimin e njerëzve. Jezusi është kështu, misionari i parë dhe më i madhi, që e plotëson misionin me jetën dhe me vdekjen e tij.

Misioni i Kishës është para së gjithash, vepër e Hirit të Tënzot dhe pastaj, fryt i punës së dishepujve, që e vënë Krishtin e jo vetveten në qendër të jetës, siç kërkon Papa Françesku. Pas më se 50 vjetësh nga publikimi i dokumentit tё Koncilit II tё Vatikanit ‘Ad gentes’ (1965), koncepti i misionit ka ndryshuar shumë: është zgjeruar edhe në fushën sociologjike e nuk i referohet më vetëm disa meshtarëve, rregulltarëve dhe laikëve, të thirrur për të shkuar në toka të largëta. Çdo i pagëzuar, në sajë të pagëzimit, është misionar. 

Përveç kësaj, Papa Françesku, në Nxitjen Apostolike ‘Evangelii gaudium’ përdor termin ‘mision’ me një kuptim mjaft të gjerë, duke kapërcyer shprehjet e përdorura në dokumentet e mëparshme papnore, si ‘missione ad gentes’, ose ‘ungjillëzim i ri’. Përfituesit e këtyre risive janë të gjithë të krishterët, të cilët, për hir të identitetit të tyre si bij të Zotit, marrë përmes Pagëzimit, janë misionarë.

Ndërsa në të kaluarën, misioni lidhej me bujarinë e pak ‘të dërguarve’, në ‘Evangelii Gaudium’ nënvizohet se e gjithë Kisha e Zotit është ‘në gjendje misioni’. E sot, veprimtaria misionare është termometri i vetë gjallërisë dhe i frytshmërisë së Kishës. Ndryshon pra, interpretimi i misionit, pavarësisht se përmbajtja e tij mbetet e njëjtë: t’i kumtohet botës dashurinё e Zotit për njeriun, pёr çdo person.

 

20 tetor 2019, 18:09