Kërko

Françesku dhe britma e të rinjve libanezë: Vendi qoftë gjithnjë më shumë hapësirë bashkëjetese paqësore!

Thirrja e Papës pas lutjes së djeshme të Engjëllit të Tënzot: Ati i Shenjtë kujtoi të rinjtë libanezë, që protestuan për problemet shoqërore dhe ekonomike të vendit, i nxiti të kërkojnë zgjidhje, me rrugën e dialogut dhe iu lut Marisë që, edhe me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, “ky vend të vijojë të jetë hapësirë e bashkëjetesës paqësore dhe e respektimit të dinjitetit dhe lirisë për çdo njeri”.

R. SH. - Vatikan

Dje, pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, nga dritarja e studios së tij në Pallatin Apostolik, Papa  e rimori fjalën, për t’i drejtuar një mendim të veçantë popullit  të dashur libanez, posaçërisht të rinjve, të cilët këto ditë e bënë të dëgjohej britma  e tyre të fuqishme, përballë sfidave dhe problemeve shoqëroro-ekonomike të vendit. Françesku i nxiti të kërkojnë zgjidhje, me rrugën e dialogut, duke iu lutur Virgjërës Mari, Mbretëreshë e Libanit që, edhe me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, ky vend të vijojë  të jetë hapësirë e bashkëjetesës paqësore  dhe e respektimit të dinjitetit e lirisë së çdo njeriu” në dobi të gjithë Rajonit  të Lindjes së Mesme. Që vijon të vuajë shumë!

28 tetor 2019, 13:21