Takimet e para të Papës në Madagaskar. Kundër çdo përjashtimi

Duke folur para autoriteteve dhe trupit diplomatik, të cilët i takoi më 7 shtator, në Antananarivo, Papa tha se detyra kryesore e qeveritarëve është "t’u shërbejnë dhe t’i mbrojnë bashkëqytetarët e tyre, veçanërisht më të varfërit, më të brishtët, më prekurit nga skamja, dhe të nxisin e krijojnë kushtet e volitshme e të domosdoshme për zhvillimin që respekton dinjitetin dhe të drejtën e çdo personi e qytetari”.

R.SH. - Vatikan

Është një vizitë në shenjën e paqes dhe shpresës kundër të gjitha formave të përjashtimit, ajo e Papës Françesku në Madagaskar, ku ai arriti pasditen e së Premtes, më 6 shtator. Duke folur para autoriteteve dhe trupit diplomatik, të cilët i takoi të nesërmen në mëngjes, 7 shtator, në Antananarivo, Papa Françesku sqaroi menjëherë se detyra kryesore e qeveritarëve është "t’u shërbejnë dhe t’i mbrojnë bashkëqytetarët e tyre, veçanërisht më të varfërit, më të brishtët, më prekurit nga skamja, dhe të nxisin e krijojnë kushtet e volitshme e të domosdoshme për zhvillimin që respekton dinjitetin dhe të drejtën e çdo personi e qytetari”. Papa u kujtoi të pranishmit se politika e kuptuar si shërbim dhe sjellje me korrektësi morale është burim pozitiv për jetën e secilit vend. (L'Osservatore Romano).

Papa në Afrikë tregon një Kishë që flet pak, por punon për të shpëtuar jetën e njerëzve

Shumë shpesh flasim për temën e paqes në një mënyrë abstrakte. Në udhëtimin e tij të katërt në Afrikë, Papa Françesku deshi, në vend të kësaj, deshi t'i tregonte botës se cilat janë frytet konkrete që mund të lindin, madje shumë shpejt, kur pushojnë konfliktet. Në Maputo, kryeqytetin e Mozambikut, i pari nga tre vendet afrikane që u vizitua nga Bergoglio, Papa deshi të vizitonte Qendrën e Dream (Ëndrra) të Zimpetos, ndërtuar në 2002 nga Komuniteti i Shën Egjidit. Është fjala për një strukturë polivalente që përfshin katër seksione të specializuara në fushën e shëndetësisë: një për trajtimin e infeksionit HIV dhe parandalimin e transmetimit nga nëna tek fëmija i palindur; një tjetër për diagnostikimin e hershëm të neoplazmave të grave  (kanceri i qafës së mitrës dhe gjirit); një tjetër akoma për trajtimin e tuberkulozit (shkaku i parë i vdekjes tek personat me HIV dhe një nga shkaqet kryesore të vdekjes në përgjithësi në Mozambik); dhe një tjetër i destinuar për pacientët më keq të ushqyer, veçanërisht për fëmijët

08 shtator 2019, 14:38