VATICAN-POPE-AUDIENCE VATICAN-POPE-AUDIENCE 

Papa: trashëgimia e kujtesës tejet e rëndësishme në komunikim

"Që tё mund t’ia tregosh djalit tёnd dhe nipave tё tu”. Jeta bëhet histori”.. Kjo është tema e zgjedhur nga Papa Françesku për Ditën e 54-të Botërore të Komunikime Shoqërore që kremtohet më 24 janar 2020 në përkujtimin liturgjik të Shën Françeskut Sales, shenjtit mbrojtës qiellor të shtypit katolik.

R.SH. - Vatikan

Me zgjedhjen e kësaj teme:"Që tё mund t’ia tregosh djalit tёnd dhe nipave tё tu”,  marrë nga një fragment i librit biblik tё Daljes, 10, 2, Papa Françesku thekson se si trashëgimia e kujtesës është veçanërisht e rëndësishme në komunikim. Shpesh herë Papa ka theksuar se nuk ka të ardhme pa rrënjosje në historinë e jetës. Kёshtu na bën të kuptojmë se kujtesa nuk duhet konsideruar si një element i palëvizshëm, si njё "trup statik", por përkundrazi si një "realitet dinamik". Përmes kujtesës vjen e kalon trashëgimia e historive, shpresave, ëndrrave dhe përvojave nga një brez tek tjetri.

Çdo tregim lind nga jeta, nga takimi me tjetrin

Tema e Ditës sё ardhshme Botërore të Komunikimeve Shoqërore na kujton, gjithashtu, se çdo tregim lind nga jeta, nga takimi me tjetrin. Prandaj komunikimi ёshtё i thirrur për tё lidhur, përmes tregimit e rrëfimit, kujtesën me jetën. Jezusi i përdorte shëmbëlltyrat pёr tё komunikuar forcën jetike e jetёdhёnёse tё Mbretërisë së Zotit, duke i lënë dëgjuesit të lirë t’i pranojnë këto histori dhe t'i ballafaqojnë me realitetin e jetёs konkrete. Forca e një historie shprehet në aftësinë për të nxitur një ndryshim. Një tregim shembullor ka forcë transformuese. E përjetojmë kёtё kur ballafaqohemi, përmes tregimit, me jetën e shenjtorëve. Një argument ky që, kohëve tё fundit, Ati i Shenjtë Bergoglio e ka rimarr duke iu drejtuar Dikasterit tё Vatikanit për Komunikim, duke e nxitur të komunikojё "pasurinë e madhe" qё na ofrohet nga dëshmia e jetës së martirëve.

Ta bëjmë komunikimin mjet për ndërtimin e urave

Edhe një herë, në qendër të reflektimit, Papa e vë njeriun me marrëdhëniet e tij dhe aftësinë e tij të brendshme për të komunikuar. Ati i Shenjtё Françesku u kërkon të gjithëve, pa përjashtuar askënd, qё parmes talentit tё komunikimit të japi fryte: t’i bëj  komunikimet shoqërore  mjet për të ndërtuar ura, për tё bashkuar dhe për të ndarë me tё tjerёt bukurinë e të qenit vëllezër, në një kohë që karakterizohet nga kontrastet dhe ndarjet.

28 shtator 2019, 12:49