Kërko

VATICAN-POPE-RELIGION-MIDEAST VATICAN-POPE-RELIGION-MIDEAST 

Papa: ‘Paqja, një sfidë, që kërkon tё pranohet çdo ditё’

Tweet-i i Atit tё Shenjtё Bergoglio në Ditën Ndërkombëtare pёr Paqe

R.SH. - Vatikan

"Paqja është një konvertim i zemrës dhe shpirtit. Është një sfidë që kërkon të pranohet e tё përmbushen ditë pas dite". Kёtё e nënvizon Papa Françesku në një tweet tё ri, botuar mё 21 shtator 2019, nё Ditёn ndërkombëtare për paqe.

Paqja është dhuratë: duhet kërkuar e ndёrtuar

Nё Mesazhin për Ditën e 52-të Botërore të Paqes, që u kremtua më 1 janar 2019, Papa Bergoglio duke uruar Vitin e Ri, thekson: “Paqja qoftë me këtë shtëpi!”: ky është urimi me të cilin Papa qё na vjen nga fjalët me të cilat Jezusi i nis për mision apostujt e Tij. Papa nё mesazhin e tij  Ditën e 52-të Botërore të Paqes  flet pёr “shtëpinё”, që “është çdo familje, bashkësi, vend, kontinent”, e është edhe shtëpia jonë e përbashkët, mjedisi, për të cilën Zoti ka shumë kujdes.

Paqja  e cila, siç pohonte poeti Charles Péguy, “është lule delikate, që mundohet të çelë ndër plasat e shkëmbit të dhunës”. Dihet mirë se etja për  të shtënë në dorë pushtetin me çdo kusht, “shuhet me shpërdorime e padrejtësi”- kujton Papa Françesku. - Politika është, a më mirë të themi, duhet të jetë “shtegu kryesor për krijimin e qytetarisë dhe ndërtimin e veprave të njeriut”, por kur ata që e ushtrojë nuk e  jetojnë si shërbim ndaj bashkësisë njerëzore, mund të katandiset në mjet të shtypjes, përjashtimit e madje, edhe në mjet të rrezikshëm të shkatërrimit”.

Paqe për botën, jo luftë e çmenduri vëllavrasëse terroriste

Impenjimi i feve për paqen, promovimi i çarmatimit, emergjenca e emigracionit, armëpushimi në vende ku ka luftime: këto ishin disa nga temat më të rëndësishme të fjalës, që u drejtoi Papa Françesku anëtarëve të Trupit Diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, me të cilët u takua mё 9 janar 2017 në Vatikan, për të shkëmbyer urimet e Vitit të Ri.

Paqja është “dhuratë, sfidë, impenjim”. Papa vuri në dukje sidomos “temën e sigurisë dhe të paqes”, duke vërejtur me trishtim se njëqind vjet pasi Papa Benedikti XV e pati quajtur Luftën e Parë Botërore “masakër të kotë”, akoma shumë popuj e shohin paqen si “mirazh të largët”. Më shpesh, mediat tregojnë vdekjen, dhimbjen e të pafajshmëve, njerëzit në ikje nga lufta, emigrantët, që humbin jetën tragjikisht. Pikërisht për të ndryshuar këtë gjendje, Papa Françesku u bëri thirrje të gjitha feve të promovojnë paqen, pasi kohët e fundit, dhuna justifikohet edhe me fenë.

21 shtator 2019, 09:02