2019.09.05 Nel pomeriggio di giovedì 5 settembre il Santo Padre ha ricevuto una delegazione della Diocesi di Xai Xai 2019.09.05 Nel pomeriggio di giovedì 5 settembre il Santo Padre ha ricevuto una delegazione della Diocesi di Xai Xai 

Papa në Mozambik takon komunitetin e Xai-Xai, që u rimëkëmb pas përmbytjes

Në selinë e Nunciaturës Apostolike në Maputo, Papa Françesku u takua sot, në mënyrë private, me komunitetin e Xai-Xai, kryeqytet i provincës mozambikane të Gaza, një qytet port në Oqeanin Indian, i dyti pas Maputos.

R.SH. - Vatikan

Në selinë e Nunciaturës Apostolike në Maputo, Papa Françesku u takua sot pasdite,, gjatë një audience private, në shenjë afërsie e mbështetjeje me komunitetin dioqezan e te qytetit Xai-Xai, kryeqytet i provincës mozambikane të Gaza, një qytet port në Oqeanin Indian, i dyti pas Maputos.

Në shkurt të vitit 2000, reshjet e forta që goditën Mozambikun bënë që lumi Limpopo të përmbytet dhe e zhyti qytetin në rreth tre metra ujë e baltë. I rimëkëmbur nga kjo ngjarje tragjike, plazhet dhe hotelet e Xai-Xai sot janë forca lëvizëse e turizmit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kështu, përpara se të shkonte në Katedralen e Maputos për t'u takuar me ipeshkvijtë, klerin, seminaristët, katekistët dhe animatorët e Mozambikut, Ati i Shenjtë Françesku priti një delegacion nga Dioqeza e Xai Xai, me të cilin pati filluar një binjakëzim me dioqezën e Buenos Aires-it, në kohën kur Bergoglio ishte kryeipeshkëv. Delegacioni drejtohej nga ipeshkvi i Xai Xai, Imzot Lucio Andrice Muandula, shoqëruar nga ipeshkvi nderit Hirësia e Tij Kardinali Julio Duarte Langa.

Pas përshëndetjes së shkurtër të Kryeipeshkvit Muandula, Papa Françesku kujtoi zanafillën e marrëdhënieve ndërmjet dioqezës së Buon Airesit e Xai Xai dhe se si shkëmbimi ndërmjet dy dioqezave përforcoi priftërinjtë, rregulltarët dhe seminaristët në misionin e tyre, e hapi horizontet e këndvështrimit apostolik. Papa, pastaj, theksoi rëndësinë e lutjes për njëri-tjetrin dhe vlerën e fëmijëve, që janë pasuria e një kombi dhe të moshuarve: "Fëmijët e të moshuarit janë thesari i një populli dhe mënyra se si kujdesemi ta, tregon madhështinë e një populli".

05 shtator 2019, 18:16