Kërko

2019.09.28 Centro Social Padre David de Oliveira Martins di Braga 2019.09.28 Centro Social Padre David de Oliveira Martins di Braga 

Papa: mos ki frikë të marrësh pjesë në revolucionin e përdëllimit

Papa Françesku u takua, sot paradite nё Vatikan, me të rinjtë qё janё tё strehuar nё "Centro Social Padre David de Oliveira Martins" në Braga tё Portugalisё, dhe në përshëndetjen e tij, në gjuhën portugeze, i ftoi të mos kenë frikë të marrin pjesë në "revolucionin e përdëllimit".

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku u takua, sot paradite nё Vatikan, me të rinjtë qё janё tё strehuar nё "Centro Social Padre David de Oliveira Martins" në Braga tё Portugalisё, dhe në përshëndetjen e tij, në gjuhën portugeze, i ftoi të mos kenë frikë të marrin pjesë në "revolucionin e përdëllimit".

Tё shoqëruar nga atё Manuel Joakim, drejtor i Qendrës, rreth 60 djem e vajza të pranishëm, u përgjigjën me entuziazëm në fjalët e Papës me një faleminderit: "Nga Roma, çojani përqafimin tim personave që asistohen nё kёtё qendër si dhe personelit tё Institutit, që në nivele e fusha të ndryshme u shërbejnë fëmijëve, të rinjve, të varfërve dhe të moshuarve. Si ambasadorë të dashurisë që keni për Kishën dhe për të mirën që dëshironi që unë të bëj, i keni dërguar të vegjlit. Faleminderit, atë Manuel Joakim!".

Papa Françesku ua besoi të rinjve, qё sot ishin tё pranishëm nё audiencë, çelësin pёr tё hapur zemrën ndaj shpresës në të ardhmen dhe për ta kuptuar mirё domethënien qё ka jeta e çdonjërit. "Udhëtimi juaj u bën të shikoni, sё bashku, drejt sё ardhmes – vazhdoi Papa -: mos e shikoni veten dhe tё vetmuar, shtoi Ati i Shenjtё. Siç na mëson Shёn Pali, ‘e tashmja apo e ardhmja janё tuajat. Por ju jeni tё Krishtit dhe Krishti është i Hyjit.

Ky është kuptimi i thellë i historisë tuaj deri mё sot, por mbi të gjitha është çelësi për ecur e pёr t’u ballafaquar me tё ardhmen. Jini gjithmonë tё Krishtit në lutje, në kujdesin e vëllezërve dhe tё motrave tuaja më të vogla. Mos keni frikë tё merrni pjesë në revolucionin e përdëllimit. Krishti ecën me ju dhe ju udhëheq".

Papa përfundoi me një rekomandim qё bëhet pastaj ftesë korale dhe në të njëjtën kohë i kushtohet jetës së çdo të riu tё pranishëm: "Kurrë mos lejoni që e kaluara ta përcaktojë jetёn tuaj. Punoni dhe luftoni për t’i arritur gjërat që dëshironi. Dhe askush prej jush tё mos ndjehet i vetëm, përkundrazi, i takon çdo njeriu, tё krijuar në shëmbëllimin  e Krishtit, të jetë pranë të afërmit tё vet. Dhashtё Zoti qё jeni bartës tё mëshirës, tё përdëllimit dhe të dashurisë për njëri-tjetrin".

28 shtator 2019, 16:01