Kërko

2018.04.08 - PAPA FRANCESCO Messa Domenica della Divina Misericordia 2018.04.08 - PAPA FRANCESCO Messa Domenica della Divina Misericordia 

Papa: ‘Mëshira ёshtё vlerё e jetës qё ndriçon zemrën’

"Mëshira është vlerë e jetës, që ndriçon zemrёn tonё. Një zemër që ka nevojë për dritë”. Kёtё e kujton Papa Françesku, nё një tweet të ri botuar sot nё faqen e internetit @Pontifex

R.SH. - Vatikan

"Mëshira është vlerë e jetës, që ndriçon zemrёn tonё. Një zemër që ka nevojë për dritë”. Kёtё e kujton Papa Françesku, nё një tweet të ri botuar sot nё faqen e internetit @Pontifex.

Mëshira e Zotit dhuron jetёn

Mëshira e Zotit ёshtё dashuri qё dhuron jetёn, pati thёnё Papa Bergoglio  gjatё homelisё së Dielës sё Mëshirës Hyjnore, me 8 prill 2018. Kisha e dënon mëkatin, sepse duhet të thotë të vërtetën”, por, në të njëjtën kohë, e përqafon mëkatarin, që e pranon se është i tillë, e afron, i flet për mëshirën e paanë e pa fund të Zotit. Jezusi, pohon Papa Françesku, i fali deri ata, që e gozhduan mbi kryq dhe e poshtëruan sa deshën e si munden. Papa kujton përsëri shëmbëlltyrën e atit të mëshirshëm e të djalit plangprishës. “Duke ndjekur Zotin, reflekton, Kisha është e thirrur ta dikojë mëshirën mbi të gjithë ata, që e pranojnë se janë mëkatarë, përgjegjës për të keqen e bërë, nevojtarë për falje. Kisha, vëren akoma Françesku, nuk është në botë që të dënojë, por që të krijojë kushtet për takimin me atë dashuri tejet të thellë, që është mëshira e Zotit”. 

27 shtator 2019, 21:07