Cerca

Vatican News
 Mesha në Sheshin dioqezan të Soamandrakizay Mesha në Sheshin dioqezan të Soamandrakizay  (Vatican Media)

Papa në Madagaskar: sot Mesha dhe lutja për punëtorët

Në ditën e tretë të shtegtimit në Afrikë, sot ende në Madagaskar, Papa Françesku ka në program ngjarje kryesisht baritore, ndërmjet të cilave, edhe lutja e veçantë kushtuar punëtorëve.

R. SH. - Vatikan

Në orën 10.00 me atë vendase (9.00 me tonën) Papa kremtoi Meshën në sheshin e madh dioqezan të Soamandrakizay, që mund të zërë më se një milion vetë. Pikërisht në këtë shesh mbrëmë kremtoi Lutjet mbrëmësore, i rrethuar nga  100 mijë të rinj. Kremtimi i paradites do të përfundojë në mesditë, me lutjen e Engjëllit të Tënzot.

Pas drekës me grupin shoqërues në Nunciaturë, në orën 15.10 (14.10 me tonën) Françesku do të shkojë për vizitë në “Qytetin e Miqësisë”, në Akamosa, vepër humanitare, themeluar nga misionari argjentinas, atë Pedro Opeka, pranë vendit të grumbullimit të plehrave  të Antananarivos. Në Kantierin Magatazana, Ati i Shenjtë do të takohet, në orën 16.00(15.00 me tonën) me punëtorët gurgëdhenës, në praninë e të cilëve do të thotë një lutje kushtuar punës dhe njerëzve të saj e, më pas, takimi në Kolegjin Saint Michael me priftërinjtë, rregulltarët e seminaristët. Në përfundim, para se të rikthehet në nunciaturë, në Kapelën e Kolegjit, rreth orës 18.10, (17.10 me tonën) Papa do të takohet privatisht me anëtarët e Shoqërisë së Jezusit, jezuitët.

Nesër Françesku pritet në Ishujt Mauritius.

08 shtator 2019, 11:01