2019.09.25 Udienza Generale 2019.09.25 Udienza Generale 

Papa: edhe sot ka martirë në Kishë, janë njerëz që e dëshmuan me jetë Krishtin

"Kisha e sotme është e pasur me martirë, sot ka më shumë martirë se në fillimet e Kishës, ka martirë kudo". Kështu tha mes tjerash Papa në audiencën e përgjithshme, sot paradite, duke komentuar historinë e shën Shtjefnit sipas njoftimit të Veprave të Apostujve (Vp 7,55).

R.SH. - Vatikan

"Kisha e sotme është e pasur me martirë, sot ka më shumë martirë se në fillimet e Kishës, ka martirë kudo". Kështu tha mes tjerash Papa në audiencën e përgjithshme, sot paradite, duke komentuar historinë e shën Shtjefnit sipas njoftimit të Veprave të Apostujve (Vp 7,55), duke folur në katekizmin e sotëm mbi diakoninë e martirizimin. "Martirët - shtoi Papa -nuk janë 'shenjtorë' të fugurave të shenjta, por burra dhe gra me mish e gjak që, siç pohon libri Zbulesës, ' i kanë larë petkat e tyre, duke i bërë të bardha me gjakun e Qengjit – me gjakun e Jezu Krishtit. Ata janë fituesit e vërtetë".

25 shtator 2019, 10:22