Kërko

2019.09.14 Papa Francesco - Udienza ai Vescovi Orientali Cattolici in Europa 2019.09.14 Papa Francesco - Udienza ai Vescovi Orientali Cattolici in Europa 

Papa ipeshkvijve lindorë të pranishëm në Evropë: dashuria i shëron ndarjet

Takimi i Papёs Françeskut me ipeshkvijtë katolikë lindorë në Evropë pasqyron pasurinë rituale të Kishës katolike, duke mos u kufizuar me traditën latine. "Shumëllojshmëria jo vetëm që nuk e dëmton unitetin e Kishës, por përkundrazi e manifeston atë (Orentalum Ecclesiarum)"

R.SH. - Vatikan

Takimi i Papёs Françeskut, sot para dite nё Vatikan, me ipeshkvijtë katolikë lindorë në Evropë, nё përfundim tё njё takimi qё filloi tё enjten e pёrfundoi sot, pasqyron pasurinë rituale të Kishës katolike, duke mos u kufizuar vetëm me traditën latine. Nё takim kishte përfaqësues të Kishave të ndryshme të traditës bizantine: shumë vinin nga ajo që Papa e quajti "Ukraina e dashur". Por kishte ipeshkvij tjetër tё Kishave lindore ka nga Lindja e Mesme, India dhe rajone të tjera që kanë gjetur pranim e strehim në vendet evropiane. Traditat e ndryshme janё shenj e një Kishe polikromike, mozaik dhe ikonë e gjallë e një dëshmie jo-uniforme. "Shumëllojshmëria jo vetëm që nuk e dëmton unitetin e Kishës, por përkundrazi e manifeston atë (Orentalum Ecclesiarum)".

Besnikëria dhe dëshmia

Kjo shumëllojshmëri e Kishёs, nënvizoi Papa Françesku, është një pasuri e jashtëzakonshme: "Uniteti i krishterë, në fakt, nuk është uniformitet dhe e vërteta e krishterë nuk është e njëzëshme, por simfonike". Në këtë simfoni jehon me tёrё bukurinë e vet edhe "dëshmia e besnikërisë sё bashkimit me ipeshkvin e Romës, qё shpesh herë ёshtё ofruar në histori, madje nganjëherë deri në derdhje tё gjakut".

Sot Zoti dëshiron që ne të jemi mbjellës të butё tё Ungjillit të dashurisë ». Si? Duke i shëruar plagët e së kaluarës, duke i tejkaluar paragjykimet dhe përçarjet, duke u dhënë shpresë të gjithëve, ndёrsa "ecim krah për krah me vëllezërit dhe motrat jo katolike". Në fakt, Françesku rrëfeu në lidhje me këtë se: "Ndjej se udha qё na është treguar nga Lart përbëhet nga lutja, përulësia dhe bamirësia, jo nga pretendimet lokale, madje as nga ato tradicionale, jo. Rrugëtimi është lutja, përvujtëria dhe bamirësia ».

Pasi kujtoi se "uniteti i krishterë nuk është uniformitet" - sepse uniformiteti është shkatërrimi i unitetit; dhe se e vërteta e krishterë nuk është unike,  por "simfonike" » - Papa vuri nё dukje se si« sot shumë, madje tepër pabarazi dhe përçarje po e kërcënojnë paqen ». Prandaj, tha Papa, sot është mёse e nevojshme "të jemi artizanë të dialogut, nxitës të pajtimit, ndërtues të durueshëm të një qytetërimi të takimit, që di t’i ruaj kohërat tona nga ndeshjet shkatërrimtare", qё nuk i përkasin njё qytetërimi tё vërtet.

Kur bëhen popullizëm, partikularizmat janë rrezik

Pastaj, paralajmërimi i Papës, gjatë takimit me ipeshkvijtë katolikë lindorë të pranishëm në Evropë: "Partikularizmat që bëhen populizëm dhe duan të komandojnë e tё uniformojnё gjithçka" janë "një rrezik i kësaj kohe të qytetërimit tonë". 

14 shtator 2019, 22:47