Cerca

Vatican News
VATICAN-POPE-ANGELUS VATICAN-POPE-ANGELUS 

Papa: 'Gabojmë kur mendojmё se ne jemi të drejtë, ndёrsa tё këqij janё tё tjerët‘

Papa i fton besimtarët, "ta marrë nё dorë Ungjillin dhe t’i lexojnë tri shëmbëlltyrat e Lukës, sepse na ndihmojnë tё jemi mё tё mirë e tё kemi besim nё mëshirën e faljen e Zotit"

R.SH. - Vatikan

Kush humbet nё jetё, mund të gjejë rrugën e tё kthimit dhe tё ndryshimit tё jetës duke pranuar faljen e Zotit, cili nuk lodhet kurrë së prituri çdo fëmijë të vetin. Ky është kuptimi i fjalëve të Papёs Françesku gjatë lutjes sё Engjёllit Tёnzot, kur shqiptoi edhe një fjali që mund të shkruhet "në dyert e kishave tona": '' Këtu Jezusi i mirëpret mëkatarët dhe i fton në tryezën e tij''. "Është rrezik edhe për ne: të besojmë në një Zot më të rreptë se mëshirues, nё një Zot që e asgjëson të keqen mё shumë me fuqi se sa me falje. Nuk është ashtu. Zoti shpëton me dashuri, jo me forcë", tha Papa.

Prandaj, "jemi gabim kur besojmë se ne jemi të drejtë, ndёrsa mendojmë se të këqijtë janë të tjerët. Mos ta konsiderojmë e besojmë veten mё të mirë se tё tjerët, sepse vetëm, pa ndihmën e Zotit që është i mirë, ne nuk dimë si ta luftojmë dhe mposhtim të keqen", kёshtu tha Papa Françesku gjatë lutjes sё mesditë tё Engjëllit Tёnzot, kremtuar nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan,  duke iu referuar faqes së Ungjillit të kësaj sё diele nga Luka, nё tё cilёn Jezusi, përmes tri shëmbëlltyrave, u përgjigjet atyre që e kritikonin sepse i kishte pritur e pranuar mëkatarët dhe sepse kishte hëngër me ta. Janё "tri shëmbëlltyra të mrekullueshme, përmes tё cilave Jezusi na tregon zemrёn e mёshirshme tё Atit Hyjnor dhe thekson preferencën e tij për ata njerëz që ndjehen shumë larg Tij”, tha Ati i Shenjtë Bergoglio.

"Jezusi i pret dhe pranon mëkatarët e ha me ta. Kjo është ajo që ndodh me ne, në çdo Meshë, në çdo kishë: Jezusi është i lumtur të na mirëpresë në tryezën e tij, ku e ofron vetveten për ne. Është fraza që mund ta shkruajmë në dyert e kishave tona: '' Këtu Jezusi i mirëpret mëkatarët dhe i fton në tryezën e tij ''. Papa Françesku i ftoi, kёshtu, besimtaret t’i lexojnë mirё shëmbëlltyrat e ungjillit tё Lukës, nё kapitullin XV: "Merreni Ungjillin, lexojeni se do t'ju bëjë mirë, do të jetë shёndet për ju".

"Po si mund ta mposhtim të keqen?, pyeti Papa e tha: Duke pranuar faljen e Zotit. Kjo ndodh çdo herë që shkojmë në Sakramentin e rrëfimit: aty marrim dashurinë e Zotit Atё që e mposht, e mund mëkatin tonë: mëkati ynë nuk ekziston më, sepse Zoti e harron. Jo si ne, që pasi themi se ''nuk ka gjë '', në rastin e parë që na ofrohet, e mbajmë mend fyerjen qё kemi marr dhe hakmerremi me interes pёr gjithçka kemi pësuar. Jo, Zoti e shlyen tё keqen, e asgjëson mëkatin, na bën të rilindemi brenda dhe kështu bën të rilind nё ne gëzimi. Kurajo, pra, me Zotin asnjë mëkat nuk e ka fjalën e fundit: Zoja e Bekuar, e cila i zgjidh nyjet e jetës, na çliroftë nga preteksti i mendimit se jemi mё të drejtë se tё tjerët dhe baftё që ta ndiejmë nevojën për të shkuar te Zoti, i cili na pret, gjithmonё, për të na falur", përfundoi Papa.

15 shtator 2019, 16:54