Papa Françesku në Frosinone të Italisë, për një vizitë të palajmëruar në qytezën “Qielli” të bashkësisë “Nuovi Orizzonti”, Papa Françesku në Frosinone të Italisë, për një vizitë të palajmëruar në qytezën “Qielli” të bashkësisë “Nuovi Orizzonti”, 

Pa lajmëruar, Papa viziton qytezën “Qielli” të bashkësisë “Nuovi Orizzonti”

Papa Françesku në Frosinone të Italisë, për një vizitë të palajmëruar në qytezën “Qielli” të bashkësisë “Nuovi Orizzonti”, themeluar nga Chiara Amirante.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku shkoi sot pa lajmëruar në Frosinone, qytet italian i Lacios, ku ndodhet qyteza “Qielli” e bashkësisë “Nuovi Orizzonti” (Horizontet e reja), themeluar në vitin 1993 nga Chiara Amirante. Ajo u jep mikpritje dhe mbështetje njerëzve në nevojë, përmes qendrave të dëgjimit, shtëpive-familje, vendeve dhe laboratorëve për t’u mbledhur e për të mësuar diçka, që ndihmon integrimin në punë.  Prej vitesh, këtu shërohen plagët e shpirtit të atyre që, për shkaqe të ndryshme, përfundojnë në tunelin e drogës, të varësive të ndryshme, të lojërave të fatit, të prostitucionit, duke u përjashtuar e refuzuar nga shoqëria e madje, edhe nga vetë familja.  

Papa në Frosinone, bashkë me Andrea Bocelli-n

 Ishte ora 9.15, kur Ford Focusi blu me Papën Françesku u kthye në rrugën e Frosinone-s, që të çon drejt selisë së bashkësisë. Pak njerëz e dinin se po vinte Ati i Shenjtë, por zërat u përhapën me shpejtësinë e internetit dhe, brenda një kohe të shkurtër, rrjetet shoqërore u mbushën me videot e kalimtarëve, që e kishin parë Papën, ndërsa shumë njerëz filluan të grumbullohen para portave të strukturës, duke shpresuar ta përshëndesnin Françeskun. Lajmi zyrtar mbërriti më vonë e u la të gjithëve përshtypjen se kjo vizitë e së martës ka shijen e atyre të të Premteve të Mëshirës. Papa shoqërohej edhe nga këngëtari i mirënjohur lirik, Andrea Bocelli.

Videomesazh i Papës edhe më 8 qershor

Lidhjet e Atit të Shenjtë me bashkësinë “Nuovi Orizzonti” janë të fuqishme dhe të qëndrueshme. Më 8 qershor, me rastin e 25-vjetorit të bashkësisë, Papa telefonoi për t’i përshëndetur të gjithë, dërgoi një letër dhe një videomesazh për të shprehur dashurinë dhe inkurajimin e tij për më se 3.000 anëtarët e mbledhur për të festuar ngjarjen, në Pallatin e Sportit të Frosinone-s, në Solemnitetin e Rrëshajëve. Gjatë telefonatës, ai përshëndeti veçanërisht të gjithë “Të vegjlit e gëzimit”, siç quhet laikët e shuguruar, që e vënë jetën e tyre në shërbim të bashkësisë.

24 shtator 2019, 12:49