Papa Françesku largohet nga Madagaskari. Përfundon udhëtimi i tij i 31-të apostolik
R.SH. - Vatikan
Në orën 8.38 - 9.38 në Madagaskar – u nis nga Antananarivo avioni, që do të sjellë në Romë Papën Françesku, në përfundim të udhëtimit të tij të 31-të apostolik, gjatë të cilit, Ati i Shenjtë vizitoi Mozambikun, Madagaskarin dhe Mauricius.
Pas meshës së kremtuar në formë private, Ati i Shenjtë u largua nga nunziatura apostolike dhe përshëndeti një grup grash të moshuara e të varfëra, në përfaqësi të njerëzve, që vetë nunciatura ndihmon çdo të premte.
Në aeroportin e kryeqytetit të Madagaskarit, ai u prit nga presidenti i Republikës dhe e shoqja, në hyrje të Sallës së Ceremonive. Pastaj, përshëndetja me ipeshkvijtë e vendit dhe nisja me avion.
Siç njoftohet nga Salla e Shtypit e Vatikanit, menjëherë pas largimit nga Antananarivo, Ati i Shenjtë i dërgoi presidentit të Madagaskarit telegramin e mëposhtëm:
“Duke lënë sërish Madagaskarin për t’u kthyer në Romë, ritheksoj mirënjohjen për mikpritjen tuaj të ngrohtë dhe lutem që Zoti i Gjithpushtetshëm ta bekojë kombin tuaj”.
Mbërritja e Papës Françesku në aeroportin e Ciampino-s, pranë Romës, parashikohet për në orën 19:00.