Kërko

 Angelus Angelus 

Thirrja e Papës Kamerunit: zgjidhje të drejta e të qëndrueshme të krizёs pёrmes dialogut

"Nesër do të hapet në Kamerun një takim i dialogut kombëtar për kërkimin e një zgjidhje të krizës së vështirë që e ka munduar vendin prej vitesh”. Kёshtu Papa Françesku gjatё lutjes mariane tё Engjёllit Tёnzot, në Sheshin e Shën Pjetrit nё Vatikan, menjёherё pas kremtimit tё Meshёs nё Ditёn Botёrore të Emigrantëve dhe Refugjatëve.

R.SH. - Vatikan

"Nesër, e hënën 30 shtator, do të hapet në Kamerun një takim i dialogut kombëtar për kërkimin e një zgjidhje të krizës së vështirë që ka e ka munduar vendin prej vitesh”. Kёshtu Papa Françesku gjatё lutjes mariane tё Engjёllit Tёnzot, mbajtur nё mesditё në Sheshin e Shën Pjetrit nё Vatikan, menjёherё pas kremtimit tё Meshёs nё Ditёn Botёrore të Emigrantëve dhe Refugjatëve. "Duke u ndjerë pranë vuajtjeve dhe shpresave të popullit të dashur tё Kamerunit, shtoi Papa, i ftoj të gjithë të luten që ky dialog të jetë frutdhënës dhe të çojë në zgjidhje të drejta e të qëndrueshme të paqes, për të mirën e të mirës nga të gjithëve”. Po ja fjalёt e Papёs Bergoglio, shqiptuar gjatё lutjes sё Engjёllit Tёznot, nё Vatikan, menjёherё pas Meshёs sё kremtuar me rastin e Ditёs sё 105-tё Botёrore të Emigrantëve dhe Refugjatëve:

Të dashur vëllezër dhe motra,

      dëshiroj të ju përshëndes të gjithë ju që keni marrë pjesë në këtë moment lutjeje, me të cilin kemi përtërirë vëmendjen e Kishës në kategori të ndryshme të njerëzve të brishtë në lëvizje. Në bashkim me besimtarët e të gjitha dioqezave të botës kemi kremtuar Ditën Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve, për të ripohuar nevojën që askush të mos përjashtohet nga shoqëria, qoftë një shtetas me qëndrim tё gjatë apo një i sapoardhur.

     Për të nënvizuar këtë angazhim, së shpejti do të përuroj skulpturën e cila ka si temën e saj këto fjalë të Letrës Hebrenjve: "Mos e lini pas dore mikpritjen; sepse me anё tё sajё, disa, pa ditur, i pritën miq engjëjt!” " (13,2). Kjo skulpturë, në bronz dhe argjilë, përfaqëson një grup emigrantësh të kulturave të ndryshme dhe tё periudhave të ndryshme historike. E desha këtë vepër artistike këtu në Sheshin e Shën Pjetrit, në t’ua kujtonte të gjithëve sfidën ungjillore të mikpritjes.

    Nesër, mё hënën 30 shtator, do të hapet një takim i dialogut kombëtar në Kamerun për të kërkuar një zgjidhje për krizën e vështirë që prej vitesh po mundon vendin. Duke u ndjerë pranë vuajtjeve dhe shpresave të popullit të dashur kamerunez, i ftoj të gjithë t’i luten Zotit që ky dialog të jetë frutdhënës dhe të çojë në zgjidhje të drejta e të qëndrueshme të paqes, për të mirën e të gjithëve. Maria Virgjër, Mbretëresha e paqes, ndërmjetësoftë për ne.

29 shtator 2019, 10:08