Vatican News
  Papa viziton Shën Marinë e Madhe para shtegtimit të tij në Mozambik, Madagaskar e Mauritius Papa viziton Shën Marinë e Madhe para shtegtimit të tij në Mozambik, Madagaskar e Mauritius  (ANSA)

Papa, në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, lutet për shtegtimin e tij apostolik në Afrikë

Papa Françesku ia beson Virgjërës Mari shtegtimin apostolik në Afrikë, ku do të jetë më 4 deri më 10 shtator.

R. SH. - Vatikan

Në vigjilje të shtegtimit të tij të 31-të apostolik, gjatë të cilit do të vizitojë Mozambikun, Madagaskarin e Mauritius, Papa Françesku shkoi për t’u lutur, siç bën zakonisht në prag të vizitave të kësaj natyre, në Bazilikën romake të Shën Marisë së Madhe. I gjunjëzuar para ikonës mrekullibërëse të Zojës “Salus Popoli Romani” – “Shpëtimi i popujve romakë” , ia besoi Nënës së Krishtit shtegtimin e, sidomos, mbarë popujt e Afrikës! 

03 shtator 2019, 13:36