Papa me Scholas occurrentes Papa me Scholas occurrentes 

Kuriozitet: Papa, në Maputo, kujton fëmijërinë, kur vraponte pas një topi leckash

Papa, gjatë një takimi me drejteuesit e Fondacionit Scolas Occurrentes, rikthehet, me kujtime, në kohët e fëmijërisë, kur rendte pas një topi prej leckash

R. SH. - Vatikan

A luante Papa, kur ishte ende djalë i vogël? E ç’lojë i pëlqente më shumë? E kujtoi ai vetë sot, pas Meshës në nunciaturën apostolike të Maputos, para se të shkonte më Pallatin Ponta Vermelha për t’i bërë një vizitë mirësjelljeje presidentit të Republikës së Mozambikut. Para kësaj vizite, Papa takoi disa drejtues dhe një grup pjesëmarrësish në programet e realizuara nga Fondacioni Scholas Occurentes të qyteteve të ndryshme të Mozambikut, shoqëruar nga drejtori, Enrique Adolfo Palmero.

Gjatë takimit  u fol për veprimtaritë që zhvillon Fondacioni, ndërmjet të cilave, ato sportive. E ishte pikërisht fjala “sportive”, që i kujtoi Bergoglios fëmijërinë, kur thirrej Gjergj e luante gjithë ditën me fëmijët e tjerë.  “Futbollistët” e vegjël natyrisht nuk kishin top të vërtetë futbolli. Vraponin pas një topi të vogël të bërë prej leckash, por që u  falte shumë më tepër kënaqësi sesa topi i madh, pas të cilit vrapojnë futbollistët e vërtetë në fushat e gjelbra të stadiumeve.

Papa me shokët, natyrisht, vraponte pas topit në rrugicat plot me pluhur të Buenos Ajres, po shija e asaj loje ishte “shumë më e blertë”, e luajtur me këmbët e shkathta, që s’pushonin së vrapuari gjithë ditën. Përfytyrojeni…

05 shtator 2019, 13:59