Kërko

 Koncistori Koncistori 

Koncistori i 5 tetorit për krijimin e 13 kardinajve të rinj

Në përfundim të lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa njoftoi se do të mbahet një Koncistor për krijimin e 13 kardinajve të rinj.

“Për të shprehur thirrjen misionare të Kishës, që vijon t’ua kumtojë dashurinë mëshirëplote të Zotit të gjithë njerëzve të tokës” - kështu  e dha njoftimin Papa, në përfundim të lutjes së Engjëllit të Tënzot, për thirrjen e një Koncistori, më 5 tetorin e ardhshëm

Dhjetë kardinaj të rinj

Ja emrat e tyre:

1.  Hirësia e Tij Imzot Miguel Angel Ayuso Guixot, mccj – President i Këshillit Papnor për Dialogun ndërfetar.

2.  H. T. Imzot. José Tolentino Medonça – Arkivist dhe Bibliotekar i Kishës së Shenjtë Romake.

3.  H. T. Ignatius Suharyo Hardjoatmodjo – Kryeipeshkëv i Xhakartës.

4.  H. T. Imzot Juan de la Caridad García Rodríguez – Kryeipeshkëv i San Cristóbal de la Habana.

5.  H. T. Imzot Fridolin Ambongo Besungu, o.f.m. cap – Kryeipeshkëv i Kinshasës.

6.  H. T. Imz. Jean-Claude Höllerich,sj - Kryeipeshkëv i Luksemburgut.

7.  H. T. Imzot Alvaro L. Ramazzini Imeri – Ipeshkëv i Huehuetenamgo.

8.  H. T. Imzot Matteo Zuppi – Kryeipeshkëv di Bolonjës.

9.  H. T. Imzot Cristóbal López Romero, sdb – Kryeipeshkëv i Rabat.

10. H.T. R.P. Michael Czerny, sj – Zëvendës-Sekretar i Seksionit Migranti – Dikasteri për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor.

“Njëherësh me ta - vijoi Papa - do t’u shtoj anëtarëve të Kolegjit Kardinalor: dy kryeipeshkvij e një ipeshkëv, të dalluar për shërbimin e tyre ndaj Kishës:

1.  H. T.   Imzot Michael Louis Fitzgerald – Kryeipeshkëv Nderi i Nepte.

2.  H. T.   Imzot Sigitas Tamkevicius, sj – Kryeipeshkëv nderi i Kaunas.

3.  H. T.  Imzot Eugenio Dal Corso, psdp – Ipeshkëv Nderi i Benguela.

01 shtator 2019, 13:30