2019.09.15 Icona della Beata Vergine Maria Addolorata, benedetta oggi dal Papa 2019.09.15 Icona della Beata Vergine Maria Addolorata, benedetta oggi dal Papa 

Françesku bekon ikonën e Virgjërës së Dhimbshme, ngushëllimi sirianëve

Papa Françesku u takua sot me një delegacion të fondacionit ‘Ndihmë për Kishën që Vuan’ të udhëhequr nga Kardinali Mauro Piacenza, president ndërkombëtar i Fondacionit. Gjatë kёtij takimi Papa e bekoi një ikonë tё Zojёs sё Dhimbshme, pikturuar nga një artist grek ortodoks, me rastin e fushatës së lutjes "Ngushëlloje popullin tim".

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku bёri sot një gjest tё ri në mbështetje të fushatës së lutjes "Ngushëlloje popullit tim", promovuar nga fondacioni papnor ‘Ndihmë pёr Kishën qё Vuan’ (ACS), së bashku me Kishat Katolike dhe Ortodokse të Sirisë, në favor të të krishterëve sirianë, të afërmit e të cilëve u rrëmbyen ose u vranë në tetë vitet e konfliktit.

Sot paradite, Papa Françesku u takua me një delegacion të fondacionit ‘Ndihmë për Kishën që Vuan’ të udhëhequr nga Kardinali Mauro Piacenza, president ndërkombëtar i Fondacionit. Gjatë kёtij takimi Papa e bekoi  ikonën e Zojёs sё Dhimbshme, pikturuar nga një artist grek ortodoks, me rastin e fushatës së lutjes "Ngushëlloje popullin tim".

Një popull në lutje

Mё 15 gushtin e kaluar, Papa u shprehu afërsinë e tij popullsive tё goditura nga lufta, dhe mbёshteti nismёn e lutjes pёr Sirinё, ndërmarr nga fondacioni ‘Ndihmё pёr Kishën qё Vuan’,  duke beuar me atë rast shumё Rruzare për besimtarët e kёtij vendi. Kujtojmë se Rruzaret, qё u realizuan nga artizanët e krishterë të Betlehemit e tё Damaskut, pas bekimit nga Papa, mё 15 gushtin e kaluar, sot me rastin e festës së Shtatë dhimbjeve të sё Lumes Mari Virgjër, u shpërndan në famullitë kishtare të tё gjitha 34 dioqezat siriane, si katolike ashtu edhe ortodokse. Kështu, besimtarët, kanë mundësin që përmes uratës sё Rruzares, ti lutën Zotit për ata qё janё vrarë e rrëmbyer, si dhe për familjet e tyre.

Kujtojmë se me mijëra familje të krishtera kanë humbur së paku një nga të dashurit e tyre gjatë konfliktit sirian. Përveç rruzareve,  janё shpërndarë edhe Bibla në arabisht, dhuruar gjithnjë nga fondacioni papnor ‘Ndihmë pёr Kishën që Vuan’, dhe kryqa druri të ullinjve nga Toka e Shenjtë, të cilët u bekuan nga Patriarku Siro-Ortodoks, Efremi III. Papa Françesku vazhdimisht i ka mbështetur nismat e  fondacioni papnor ‘Ndihmë pёr Kishën që Vuan’ nё dobi të popullsisë sё shumëvuajtur siriane nga tmerret e luftёs.

Gjithashtu, të dielën mё 2 dhjetor, pas lutjes sё Engjëllit Tёnzot, Papa pati ndezur një qiri, duke mbёshtetur fushatën e lutjes së Fondacionit "Qirinj për Paqen në Siri". Pas takimit të sotëm, Kardinali Mauro Piacenza vuri në pah se si bota ka nevojë për kaq shumë dhembshuri dhe festa e Zojës së Dhimbshme na jep një mësim të dhembshurisë së vërtetë e të thellë, të dashurisë amnore.

15 shtator 2019, 23:20