Shtëpia ku lindi Albino Luciani, Papa Gjon Pali I Shtëpia ku lindi Albino Luciani, Papa Gjon Pali I 

Hapet për publikun, shtëpia e lindjes së Papës Luciani, e vizituar nga Woltyja

Vizita në shtëpinë ku, më 17 tetor 1912 lindi e kaloi fëmijërinë Papa Luciani, në Canale d’Agordo, nis nga stalla e vjetër, në katin e parë, pasi kapërcen një zonë të vogël të gjelbërt, që bie në rrugën XX Gushti. Nga kjo rrugë u nisën vizitorët që, në orën 17.00 të 2 gushtit, patën privilegjin të shkelin të parët në shtëpinë Luciani, ditën kur u hap për publikun. Dioqezi Vittorio Veneto e bleu nga nëntë nipat e Albino Lucianit, më 27 qershorin e vitit në vijim. Ishte e pabanuar, që kur vdiq i vëllai i Lucianit, Eduardi.

R. SH. - Vatikan

Vizita në shtëpinë ku, më 17 tetor 1912 lindi e kaloi fëmijërinë Papa Luciani (Gjon Pali I), në Canale d’Agordo, nis nga stalla e vjetër, në katin e parë, pasi kapërcen një zonë të vogël të gjelbërt, që bie në rrugën XX Gushti. Nga kjo rrugë u nisën vizitorët që, në orën 17.00 të 2 gushtit, patën privilegjin të shkelin të parët në shtëpinë Luciani, ditën kur u hap për publikun. Dioqeza Vittorio Veneto e bleu nga nëntë nipat e Albino Lucianit, më 27 qershorin e vitit në vijim. Ishte e pabanuar, që kur vdiq i vëllai i Lucianit, Eduardi.

Vizita në shtëpinë Luciani nis nga stalla

Vizita nis nga stalla. E, pranë stallës, është hauri, ku babai i Albinos, gjatë dimrit, bënte punë zdrukthtarie. Përgatiste mjetet, që i duheshin, pastaj, për të lëruar tokën. Sepse ishte bujk! Prej këndej, hyhet në mjediset e ndryshme të shtëpisë, ku banoi Papa i ardhshëm, para se të hynte në seminar, kur ishte vetëm 11 vjeç.

Këtu vizitori mund të rijetojë jetën e të birit të një bujku, që u bë Papë e që mbeti në kujtesën e besimtarëve sa për papninë e tij tejet të shkurtër, aq edhe për buzëqeshjen, që s’i ndahej nga buzët. E të shikojë jo vetëm mjediset, ku jetoi familja e Papës së ardhshëm, por edhe të gjitha kujtimet e  Tij. Mund të lexojë Biografitë (sepse janë shkruar disa), të shikojë dokumente më të rëndësishme, librat që i kushtohen, dëshmitë… Në këtë shtëpi vijon të rrahë zemra e Papës Gjon Pali I, Albino Lucianit…. Duke e vizituar, mund t’i ndjesh këto rrahje! E të shkelësh edhe mbi gjurmët e Wojtylës, që ishte këtu shumë vjet më parë, kur nuk ishte shndërruar ende në muze!

05 gusht 2019, 14:22