Kërko

Pentecoste, discesa dello Spirito Santo sugli apostoli e Madonna, lingue di fuoco, colomba Pentecoste, discesa dello Spirito Santo sugli apostoli e Madonna, lingue di fuoco, colomba 

Papa: tweet, Shpirti Shenjt e rinon zemrën e jep gazimin e ringjalljes

"Shpirti Shenjt, na jep gëzimin e ringjalljes, rininë e përhershme tё zemrës!". Kёshtu pohoi sot Papa Françesku në një tweet .

R.SH. - Vatikan

"Shpirti Shenjt, na jep gëzimin e ringjalljes, rininë e përhershme tё zemrës!". Kёshtu pohoi Papa Françesku në një tweet botuar sot, 3 gusht 2019,  nё faqen e internetit @Pontifex.

Shpirti Shenjt duhet të jetë protagonisti i jetës sonë

Shpirti Shenjt na bën të rilindemi prej së larti dhe të ngrihemi nga kufijtë tanë dhe vdekjet tona, prandaj duhet t’i lëmë hapësirë në jetën tonë. Kjo porosia e Papës  Françeskut gjatë predikimit të Meshës kremtuar mё 30 prill 2019 në kapelën e shtëpisë së shën Martës, në Vatikan, e nënvizoi se nuk mund të ketë jetë të krishterë pa Shpirtin Shenjt Zot.

Shpirti Shenjt, shok udhe e mik. Pa Të, nuk mund ta njohim Jezusin

Shpirti Shenjt është mik e shok udhe e na tregon ku është Jezusi: kështu tha Papa Françesku sot paradite, në homelinë e meshës, kremtuar mё 6 maj 2013 në Shtëpinë e Shën Martës në Vatikan. Shpirti Shenjt, nënvizoi Papa, është Zot, që na dëshmon për Jezu Krishtin, na mbron, na qëndron pranë e na përkrah në jetën tonë: Jeta e krishterë nuk mund të kuptohet pa praninë e Shpirtit Shenjt: nuk do të ishte e krishterë. Do të ishte një jetë fetare, pagane, e mëshirshme, që beson në Zotin, por pa gjallërinë, që do Jezusi për dishepujt e vet. E gjallërinë, na e jep Shpirti Shenjt, i pranishëm” 

Nuk mund të ecnim udhës së krishterë pa Shpirtin Shenjt

Prandaj, nuk mund të ketë jetë vërtet të krishterë pa Shpirtin Shenjt, i cili është "shok i përditshëm", dhuratë e Atit, dhuratë e Jezusit. Le t'i kërkojmë Zotit të na japë këtë vetëdije që ne nuk mund të jemi të krishterë pa ecur e pa jetuar me Shpirtin  Shenjt, pa vepruar me Shpirtin  Shenjt, pa lënë Shpirtin e Shenjtë të jetë protagonist i jetës sonë.

Shpirti Shenjt na bën të flasim me Zotin dhe me njerëzit
Papa Françesku gjatë meshës së 8 qershorit 2014, kremtuar në Bazilikën e Shën Pjetrit, në solemnitetin e Rrëshajëve, kujtoi tri karakteristika të Shpirtit Shenjt, i cili “na tregon udhën”, “na kujton fjalët e Jezusit” dhe “na bën të flasim me Zotin nё lutje… e me njerëzit në dialog vëllazëror”. Eja o Shpirt Shenjt! Nga goja e besimtarëve, si një zë i vetëm, u përhap në të gjithë kishën lutja që Shpirti i Shenjtë të vijë mbi të gjithë, ashtu siç pati ardhur mbi dishepujt në Çenakull.

Ngjarje që përsëritet, ngjarje që e gjallëron dhe e përtërin Kishën.

Duke përvijuar tri tipare të Shpirtit Shenjt, Papa theksoi: më shumë se Mësues i doktrinës, Shpirti Shenjt është Mësues i jetës, ai i brendshmi, që na udhëheq në shtigjet e duhura në të gjitha situatat e na mëson të ndjekim Jezusin. Pastaj, Ai na kujton gjithçka pati thënë Jezusi. Kjo gjë, shpjegoi Papa, nuk ka të bëjë thjesht me kujtesën, por me kuptimin e fjalëve të Jezusit, në të cilat Shpirti i Shenjtë na bën të hyjmë thellë. Sa më shumë t’i përgjigjemi me bujari kësaj vepre të Shpirtit Shenjt, aq më shumë Fjalët e Jezusit kthehen në dëshmi përmes nesh: “Në thelb, Shpirti Shenjt na kujton urdhërimin e dashurisë e na kërkon ta jetojmë”.

Papa Françesku duke folur për tiparin e tretë të Shpirtit Shenjtë, tha se Ai na bën të flasim me Zotin e me njerëzit: me Zotin, përmes lutjes, duke e thirrur Atë; me njerëzit, përmes dialogut vëllazëror, duke i kuptuar ankthet e shpresat e tyre. “Të depërtuar nga Shpirti i dashurisë, mund të jemi shenja dhe mjete të Zotit, që na do, që shërben, që dhuron jetën për ne”. Papa kujtoi se Jezusi qe i vendosur me apostujt, të cilëve u tha të mos largohen nga Jerusalemi pa marrë Shpirtin Shenjt. Pa Të, përfundoi Papa, nuk ka mision, nuk ka ungjillëzim, nuk ka shërbim. 

03 gusht 2019, 18:39