Të rinjtë e Paraguait Të rinjtë e Paraguait 

Papa, të rinjve të Paraguait: të jeni dëshmitarë të Jezusit ndër të varfërit

Mesazh i Papës Françesku për Forumin e Rinisë, që u mbajt nga 23 deri më 25 gusht në Asunción të Paraguait, me temë “Rinia, Kisha dhe shoqëria”, në përfundim të Trevjeçarit të Rinisë.

R.SH. - Vatikan

“Si rezultat i kësaj kohe hiri hyjnor, gjatë së cilës mundët të reflektoni mbi centralitetin e fesë”, shkruhet në tekst, Papa i inkurajon të rinjtë të përqafojnë Jezu Krishtin, “i cili ju ka thirrur të jeni miqtë e Tij, që të mbeteni në Të e të jepni shumë fryte”. Njëkohësisht, Papa i nxit ta dëgjojnë zërin e Zotit, “që ju dërgon, individualisht dhe në bashkësi, si dishepuj misionarë, dëshmitarë të Lajmit të Mirë të shëlbimit ndërmjet më të varfërve”. Mesazhi, i nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, u lexua në meshën përfundimtare nga Imzot Pierre Jubinville, ipeshkvi i San Pedro-s dhe përgjegjësi i Forumit.

Përfundimi i Trevjeçarit të Rinisë

         Përfundoi kështu, Trevjeçari i Rinisë, organizuar nga Kisha lokale. Pothuajse 600 pjesëmarrës, që përfaqësonin dioqezat dhe vikariatet apostolike të vendit, morën pjesë në takimin e karakterizuar nga çaste të ndryshme si: dëgjimi, dëshmitë dhe laboratoret, kushtuar temave, që të rinjtë i konsiderojnë më të rëndësishme në nivelin kishtar dhe shoqëror, për Paraguain e sotëm.

27 gusht 2019, 13:28