Kërko

 Papa nënshkruan një dokument Papa nënshkruan një dokument 

Papa përtërin Statutet e IOR: arrin revizori i jashtëm

Përtërihet Statuti i miratuar nga Papa Wojtyla në vitin 1990: revizori i jashtëm mund të jetë person fizik ose shoqëri. Saktësohen parimet katolike, në themel të misionit të IOR.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku, me një Kirograf që botohet sot, përtërin, ad experimentum, për dy vjet, Statutet e Institutit për Veprat e Fesë (Istituto per le Opere di Religione - IOR), miratuar nga Gjon Pali II i cili,  për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesave të kohës, i pati dhënë një formë të re IOR-it, themeluar më 1942 nga Piu XII. Vetë Papa Pacelli pati bërë modifikimet e para, në vitin 1944.

Misioni i IOR

Qëllimi i Institutit mbetet i pandryshuar, me detyrën “të parashikojë  ruajtjen dhe mbarështimin e pasurive të patundshme, që i kalojnë ose i besohen të njëjtit Institut përmes personave fizike ose juridike, të paracaktuara për veprat e fesë ose të bamirësisë”.

Në Kirografin e Papës nënvizohet se e reja, që bie më shumë në sy, është revizori i jashtëm, që mund të jetë person fizik ose shoqëri, për verifikimin e  bilanceve, sipas standardeve ndërkombëtare.

Pastaj Kirografi hyn në hollësitë e riorganizmit të IOR. Përshkruhet struktura e qeverisjes, me katër organe: Komisioni Kardinalor, përbërë nga pesë kardinaj; Këshilli i Mbikqyrjes; Prelati, që merret me përmasën etike të administratorëve dhe punonjësve dhe Drejtoria. Hyhet në hollësira të problemeve të tjera e të organizimit të brendshëm. Deri tek e Drejta kanonike, përmes së cilës theksohet se displinohet jo vetëm nga normat e Shtetit të Qytetit të Vatikanit, nga Statuti e nga Rregullorja, por edhe nga  normat e së drejtës kanonike.

Në Kirografin papnor kujtohen edhe investimet në favor të Vendeve të varfëra si dhe klientët e IOR që, sipas Raportit të vitit 2018, janë 14. 953, 53% e të cilëve, urdhëra rregulltare.

10 gusht 2019, 13:31