Kërko

2019.08.09 Medaglia VII anno pontificato 2019.08.09 Medaglia VII anno pontificato 

Françesku ia kushton Sinodit të Amazonës medaljen e vitit VII të papnisë

Medalja e vitit VII të papnisë së Françeskut i kushtohet Sinodit të Amazonës. Do të jetë në shitje më 12 gusht.

R.SH. - Vatikan

I kushtohet Sinodit të Amazonës, që do të mbahet në Vatikan, në tetor, medalja zyrtare e vitit VII të papnisë së Françeskut. Medalja mund të blihet, duke filluar nga 12 gushti, në selinë e Administratës së Pasurive të Selisë së Shenjtë (APSA) dhe në atë të Shtëpisë Botuese të Vatikanit (LEV). Në njërën anë të medaljes, njofton Vatikani, është gdhendur stema papnore, ndërsa nga ana tjetër, gjejmë një pëllumb, indigjenë, një lumë, florën dhe veprën misionare të Kishës, përmes ritit të Pagëzimit e të Eukaristisë. Medalja e punuar nga Orietta Rossi, do të qarkullojë me numër të kufizuar.

09 gusht 2019, 14:22