Shën Piu X Papë Shën Piu X Papë 

Françesku - të rinjve: “Shkoni drejt Jezusit, sipas shembullit të Piut X”.

Duke ndjekur shembullin e Papës Shenjt Piu X, “ju ftoj të shkoni drejt Jezusit”.

R. SH. - Vatikan

“Sipas shembullit të Papës Shenjt Piu X, ju ftoj të shkoni drejt Jezusit, duke e dëgjuar Ungjillin e Tij e duke bërë vepra të mira. Shpirti Shenjt ju ndihmoftë në udhën tuaj”.

Këto, fjalët që Papa ua drejtoi të rinjve gjatë përshëndetjeve të besimtarëve  të gjuhës italiane, me të cilat, si zakonisht, mbyllet takimi i së mërkurës me besimtarët, mbajtur sot në Sallën Pali VI, në praninë e 6 mijë vetëve. Ndërmjet shtegtarëve të gjuhës italiane, Françesku përshëndeti shtëpinë-familje “Leonati” të Motrave të Shën Françeskut të Sales, në Padovë; besimtarët e Trapanit e të Ragusës, si dhe bandën muzikore të Paderobba-s.

 

21 gusht 2019, 13:35