Kërko

 Procesioni i parizianëve dje, në Solemnitetin e Zojës së Ngjitur në Qiell! Procesioni i parizianëve dje, në Solemnitetin e Zojës së Ngjitur në Qiell! 

Papa Françesku: mesazh dioqezës së Parisit: “Ndërtues të njerëzimit të ri, me rrënjë në Jezusin”.

“Ndërtues të njerëzimit të ri, të rrënjosur në Jezusin”. Ky urimi që i dërgoi dje Papa Françesku kryeipeshkvit të Parisit, imzot Michel Aupetit dhe besimtarëve të dioqezës, për solemnitetin e të Ngjiturit të Marisë në Qiell.

R. SH. - Vatikan

“Ndërtues të njerëzimit të ri, të rrënjosur në Jezusin”. Ky urimi, që i dërgoi dje Papa Françesku kryeipeshkvit të Parisit, imzot Michel Aupetit dhe besimtarëve të dioqezës, për solemnitetin e Të Ngjiturit të Zojës në Qiell. Katër muaj nga dita e zjarrit, që shkrumboi katedralen e Shën Marisë, dioqeza u takua me besimtarët mbi urën e Saint-Louis, për të nisur procesionin tradicional të Virgjërës Mari, që zakonisht kremtohet në udhët e ishullit. Në orën 09.20, disa qindra besimtarë, me rruzare në dorë, nisën FalemiMaritë, duke ecur drejt Kishës së Saint Sulpice, ku kryeipeshkvi Aupetit kryesoi Meshën, gjatë së cilës, sipas traditës, përsëriti “fjalët” e mbretit Luigji XIII, që ia pati kushtuar Francën Zojës, më 10 shkurt të vitit 1638.

Afërsia e Papës

Me këtë rast, Papa Françesku dërgoi, përmes sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, një mesazh, për t’i siguruar besimtarët për afërsinë e tij shpirtërore.

“Si një nënë e vërtetë - shkruhet në mesazhin, që u lexua në përfundim të Meshës nga rektori i katedrales, imzot Patrick Chauvet - Maria ecën me ne, lufton me ne dhe e përhap pambarimisht afërsinë e dashurisë së Zotit.

Ecën gjithnjë pranë popujve, që morën Ungjillin në rrugën e tyre dhe bën pjesë në identitetin e tyre historik”.

Ati i Shenjtë i lutet Zotit që, me ndërmjetësinë e Shën Marisë së Parisit,  të ndihmojë për rindërtimin e stolisë së saj akitekturore, duke e bërë shenjë të rilindjes dhe të ringjallërimit të fesë në shpirtin e besimtarëve të saj,  të cilët Papa i uron të jenë ndërtues të një humanizmi të ri, me rrënjë në Jezu Krishtin!  

16 gusht 2019, 16:37