Kërko

Imzot Jean-Marc Aveline, i dyti nga e djathta, në lumnimin e Jean Baptiste Foque Imzot Jean-Marc Aveline, i dyti nga e djathta, në lumnimin e Jean Baptiste Foque 

Papa emëron imzot Jean-Marc Aveline, kryeipeshkëv të Marsejës

Dioqeza e Marsejës, në Francë, ka një kryeipeshkëv të ri: është imzot Jean-Marc Aveline. Lindur në Algjeri, jeton që prej 50 vitesh në Marsejë.

R.SH. - Vatikan

Papa emëroi sot imzot Jean-Marc Aveline, kryeipeshkëv të ri metropolit të Marsejës. Deri tani, prelati ka shërbyer si ipeshkëv titullar i Simidicca-s dhe ndihmës i dioqezës franceze. E merr këtë detyrë menjëherë pas imzot Georges Pontier, i cili mbushi 76 vjeç majin e kaluar e doli në pension.

Disa shënime biografike për imzot Aveline

Imzot Jean-Marc Aveline lindi më 26 Dhjetor 1958 në Sidi Bel Abbès (Dioqeza e Oranit, në Algjeri). Pas shkollës së mesme në Liceun Thiers të Marsejës, në vitin 1977 hyri në Seminarin Ndërdioqezan të Avinjonit, ku ndoqi ciklin e parë të Teologjisë, dhe më pas në “Séminaire des Carmes” në Paris, ku vijoi studimet teologjike dhe mbrojti doktoraturën në Teologji në vitin 2000. Gjithashtu, mori edhe një diplomë universitare në Filozofi. U shugurua meshtar më 3 nëntor 1984 e më pas u ngarkua me disa detyra si: profesor i teologjisë dhe drejtor i studimeve në Seminarin Ndërdioqezan në Marsejë; përgjegjës për shërbimin dioqezan të thirrjeve meshtarake e delegat dioqezan për seminaristët; themelues dhe drejtor i Institutit të Shkencave e të Teologjisë së feve në Marsejë; drejtor i Institutit Saint-Jean, i cili më vonë u bë Institut Catholique de la Méditerranée, e, pastaj, pedagog në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit Katolik të Lionit. Nga viti 2008 deri në vitin 2012, ka shërbyer në Këshillin Papnor për Dialogun Ndërfetar. Imzot Aveline u shugurua ipeshkëv më 26 janar 2014. Në kuadër të Konferencës Ipeshkvnore Franceze, ai është kryetar i Këshillit për Marrëdhëniet Ndërfetare dhe për rrymat e reja fetare.

08 gusht 2019, 15:23