Kërko

Françesku bekon mijëra rruzare për të krishterët e Sirisë

Në përfundim të lutjes së Engjëllit të Tënzot, ditën kur Kisha kremton Të Ngjiturit e Zojës në Qiell, Papa Françesku bekoi gjashtë mijë rruzare, gati për t’u nisur në drejtim të Sirisë.

R. SH. - Vatikan

Në përfundim të lutjes së Engjëllit të Tënzot, ditën kur Kisha kremton Të Ngjiturit e Zojës në Qiell, Papa Françesku bekoi gjashtë mijë rruzare, gati për t’u nisur në drejtim të Sirisë, ku do t’u shpërndahen - falë nismës së Shoqatës të së drejtës papnore “Ndihmë për Kishën që Vuan - bashkësive të krishtera të vëna në provë të rëndë nga lufta. Duke iu drejtuar besimtarëve Papa Françesku u kërkoi të vijojnë të luten për paqen në Lindjen e Mesme:

 “E tani ju kërkoj ta shoqëroni me lutje gjestin, që do të kryej: do të bekoj  një numër të madh Rruzaresh të caktuara për vëllezërit e Sirisë. Me nismën e ‘Ndihmë për Kishën që vuan’ u realizuan rreth 6 mijë rruzare. Sot, në këtë festë të madhe të Marisë, unë po i bekoj, e pastaj do të shpërndahen në bashkësitë katolike në Siri, si shenjë e afërsisë sime, posaçërisht në familjet që humbën dikënd për shkak të luftës. Lutja e besimtarëve është e fuqishme! Të vijojmë ta themi Rruzaren për paqen në Lindjen e Mesme e në mbarë botën!”.

15 gusht 2019, 14:23