Kërko

Një klasë në Siri Një klasë në Siri 

Dita e Rinisë e OKB-së. Papa: të rinjtë të ndërtojnë një botë më të mirë

Sot kremtohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë, caktuar nga OKB-ja që nga viti 1999. Tema e këtij viti është “transformimi i arsimit” dhe nënvizon nevojën për një arsim më gjithëpërfshirës. Me këtë rast, Papa Françesku shkruan një tweet, ku flet për rëndësinë e një edukimi, që i mban dyert hapur për transhendencën.

R.SH. - Vatikan

Bota nuk ka qenë kurrë kaq e re. Në planet jetojnë një miliard e tetëqind milion të rinj, të moshës nga 10 në 24 vjeç. Por, më se gjysma e fëmijëve dhe adoleshentëve ndërmjet moshës 6 dhe 14 vjeç kanë boshllëqe në lexim dhe në matematikë, megjithëse shumica shkojnë në shkollë. Sot Dita Ndërkombëtare e Rinisë, e caktuar më 12 gusht nga Kombet e Bashkuara që nga viti 1999, përqendrohet në temën e “transformimit të arsimit”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, nënvizon: “Sot, kremtojmë rininë, organizatat e udhëhequra nga të rinjtë, qeveritë dhe ata që punojnë për ta shndërruar arsimin dhe për t’i mbështetur të rinjtë kudo”.

         Papa Françesku ia kushton tweet-in e sotëm pikërisht kësaj teme: “Edukimi me horizontin e hapur për transhendencën i ndihmon të rinjtë të ëndërrojnë e të ndërtojnë një botë më të bukur #IYD2019”.

12 gusht 2019, 18:05