VATICAN-POPE-ANGELUS VATICAN-POPE-ANGELUS 

Papa: u kërkon novicieve Saleziane, shkoni e punoni në Patagoni

Papa Françesku novicieve (rishtareve) të Bijave të Marisë Ndihma e të Krishterëve (Motrave Salesiane të Don Boskos), të pranishme në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, u tha: "Përshëndes veçanërisht dhe shpresoj që disa prej jush do të shkojnë në Patagoni. Atje ka nevojë për punë!".

R.SH. - Vatikan

Në përshëndetjet e tij, në përfundim të lutjes mariane të Engjëllit Tënzot, Papa Françesku iu drejtua, mes tjerash, edhe novicieve /rishtareve) të Bijave të Marisë Ndihma e të Krishterëve (Motrave Salesiane të Don Boskos), të pranishme sot në mesditë, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ardhur nga vende të ndryshme të botës, duke u thënë: "Përshëndes veçanërisht dhe shpresoj që disa prej jush do të shkojnë në Patagoni. Atje ka nevojë për punë!".

Një tjetër ftesë për " të mos e harruar Patagoninë", Papa Bergoglio e pat shqiptuar më 8 nëntor 2014 gjatë audiencës në Vatikan me pjesëmarrëset e kapitullin të përgjithshëm gjithnjë të Bijave të Marisë Ndihma e të Krishterëve ( Motrave Saleziane).

21 korrik 2019, 17:07