Kërko

  Papa Françesku gjatë një takimi me skautët Papa Françesku gjatë një takimi me skautët 

Papa, me skautët, më 3 gusht, në emër të vëllazërimit

Euromoot - 27 korrik: 5000 grupet Scolte e Rover të Skautëve të Evropës - FSE, do të mblidhen në Romë, e, më 3 gusht, do të takohen me Papën Françesku

R. SH. - Vatikan

Në zhargon, fjala Euromoot tregon një mbledhje ndërkombëtare të Scolte e Rover, skaut, djem e vajza nga 16 deri më 21 vjeç.

Kjo ngjarje do t’u krijojë mundësinë mijëra të rinjve, ardhur nga vende të ndryshme, të takohen e të lidhin miqësi personale, përmes zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme. Do të njihen, kështu, e do të rizbulojnë rrënjët e përbashkëta kulturore e shpirtërore. Gjatë javës së udhës, me kalimin e ditëve, do të zbulojnë se pasuria më e çmuar, që trashëgojnë nga Evropa, është aftësia për të jetuar së bashku në paqe e vëllazërim, rreth vlerave të përbashkëta, me një objektiv po kaq të përbashkët, që është Krishti.

Tri, fazat e shtegtimit Skaut

Tri, fazat e kësaj jave kaq të rëndësishme: 27 korrik deri më 1 gusht, “Kampi i Lëvizshëm”; më 1 e 2 gusht,  arritja në katër pika të ndryshme, në portat e Kryeqytetit e, së fundi më 3 gusht, caku përfundimtar, Roma dhe Bazilika e Shën Pjetrit.

Në Shën Pjetër, me Papën

Më 3 gusht, në Romë, të gjithë pjesëmarrësit, duke u nisur nga të katër   portat  e kryeqytetit, do të mblidhen, së pari, në Sallën Nervi, për të jetuar takimin me Papën Françesku, 25 vjet pas një takimi tjetër, atij me Shën Gjon Palin II e për të kaluar, më pas, në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku do të marrin pjesë në Meshën përfundimtare, kryesuar nga Hirësia e Tij, kardinali Bagnasco. Falë Euromont-it, Skautët e Evropës-FSE krijojnë frymën e vëllazërimit evropian e edhe një rrjet miqësie e solidariteti në mbarë Evropën, edhe më tutje.

17 korrik 2019, 18:12