Kërko

Papa Francesco e Mons. Marcello Semeraro vescovo di Albano Papa Francesco e Mons. Marcello Semeraro vescovo di Albano 

Papa: më 21 shtator viziton Kishën dioqezane në Albano Laziale

Papa Françesku do të shkojë për vizitë në Kishën dioqezan të Albanos më 21 shtator. Lajmin e dha ipeshkvi i kësaj kishe dioqezane Imzot Marcello Semeraro: "Më 21 shtator 1953, festa e Shën Mateut, Françesku kujton takimin me një prift, shumë i rëndësishëm për historinë e thirrjes së tij.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku do të shkojë për vizitë në Kishën dioqezan të Albano Laziale më 21 shtator. Lajmin e dha ipeshkvi i kësaj kishe dioqezane Imzot Marcello Semeraro: "Më 21 shtator 1953, festa e Shën Mateut, Françesku kujton takimin me një prift, shumë i rëndësishëm për historinë e thirrjes së tij rregulltare e meshtarake.

Duke kujtuar këtë episod, i propozova Papës Bergoglio që ta rigjallërojë, së bashku me ne, atë takim të tij shpirtëror, e edhe për arsye se takimi përkon me 21 shtatorin e vitit 2008 kur Benedikti XVI në Katedralen e Shën Pakracit pati bekuar Altarin e Ri të Madh dhe pati inauguruar Katedrën e re Ipeshkëvnore. Që atëherë kjo datë e 21 shtatorit u bë një pikë referimi për të kremtuar përvjetorin e dedikimit të Katedrales sonë dioqezane të Albano-s, e cila, kohëve të fundit, edhe është restauruar".

Papa Françesku do të shkojë në qytezën afër Romës, Albano Laziale, pasditen e 21 shtatorit dhe me këtë rast do të kryesojë kremtimin e Meshës Shenjte. "Këtë lajm ia komunikoj me gëzim besimtarëve - thotë ipeshkvi imzot Semeraro – me mirënjohje të thellë ndaj Papës Françeskut".

Gëzimi i Kryetarit të Bashkisë së Albanos, Nicola Marini

Të gjithë jemi të lumtur, kjo vizitë e Papës është një dhuratë tejet e bukur, për qytezën tonë. Kështu tha kryetari i Bashkisë, Albana, Nicola Marini, posa mori lajmin e gëzueshëm për  komunitetin se Papa do të jetë në qytezën laziale më 21 shtator: "Ne jemi të nderuar dhe të lumtur për mund të presim Papën Françeskun në qytetin tonë. Ishte një emocion shumë i fortë kur e dëgjove njoftimin nga ipeshkvi ynë Imzot Marcello Semeraro, të cilin e falënderojmë për këtë dhuratë kaq të bukur". 

12 korrik 2019, 15:03