Kërko

Kuria e e përgjithshme e jezuitëve Kuria e e përgjithshme e jezuitëve 

Papa Françesku, për vizitë në Kurien e përgjithshme të jezuitëve

Drejtori i përkohshëm i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Alessandro Gisotti, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, konfirmoi vizitën private, bërë dje nga Papa në Kurien e përgjithshme të jezuitëve.

R.SH. - Vatikan

“Mund të konfirmoj se Ati i Shenjtë ka shkuar dje në vizitë private në Kurien e përgjithshme të jezuitëve, ku drekoi me Eprorin e Përgjithshëm, atë Arturo Sosa dhe me sivëllezërit e tij të Shoqërisë së Jezusit”. Kështu deklaroi sot paradite, drejtori i përkohshëm i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Alessandro Gisotti, duke iu përgjigjur gazetarëve. “Siç dihet - shtoi ai – edhe vitet e kaluara, Papa ka shkuar për vizitë private në Kurien e Përgjithshme, tek sivëllezërit jezuitë, ndërsa afrohej festa e Shën Injacit të Lojolës”. Kujtojmë se kremtimi liturgjik i themeluesit të Shoqërisë së Jezusit, bie më 31 korrik.

08 korrik 2019, 15:44