Kërko

 Takim në Asizi Takim në Asizi 

Papa dhe ekonomistët e rinj në Asizi. Nisën regjistrimet për ngjarjen e marsit 2020.

Ftesë, drejtuar të rinjve deri në moshën 35 vjeç: “Nëse dëshiron, mund të regjistrohesh deri më 30 shtator”.

R. SH. - Vatikan

Filluan, më 20 korrik, regjistrimet 2020 për tri ditët, që do të organizohen me dëshirën e Papës, për ekonomistët e rinj, sipërmarrësit dhe change-makers (ndryshuesit e gjërave) në mbarë botën. Nga  26 deri më 28 mars 2020 Asizi do të përbujë ngjarjen ndërkombëtare, që do të mblidhet sipas dëshirës së Papës, titulluar “The Economy of Francesco. Të rinjtë, pakt për të ardhmen”, për ta rimenduar ekonominë dhe për ta riformuluar në mënyrë më njerëzore.

Ftesa për të marrë pjesë, vjen drejtpërdrejt nga Papa dhe u drejtohet të rinjve deri në moshën 35 vjeç. “Mund të regjistrohesh deri më 30 shtator”- njofton Salla e Shtypit e Bazilikës françeskane, në kanalin www.francescoeconomy.org.

Thënë më hollësisht, në ngjarjen “The Economy of Francesco”, do të ketë laboratore, manifestime artistike e plenare, takime me ekonomistët më të njohur, specialistë të zhvillimit të qëndrueshëm, sipërmarrës e sipërmarrëse, që angazhohen në nivel botëror për një ekonomi të ndryshme  e që do të reflektojnë e do të punojnë së bashku me të rinjtë. Kanë konfirmuar tashmë pjesëmarrjen, fituesit e Çmimit Nobel Muhammad Yunus e Amartya Sen, Bruno Frey, Tony Meloto, Carlo Petrini, Kate Raworth, Jeffrey Sachs, Vandana Shiva e Stefano Zamagni.

Nuk do të jetë kuvëndim tradicional

Nuk do të jetë kuvëndim tradicional, por shkëmbim përvoje, në të cilin teoria dhe praktika do të gërshetohen, për të krijuar ide të reja e bashkëpunime të reja. Një takim, në të cilin kohët e ngadalësojnë hapin,  për t’i lënë hapësirë të lirë edhe reflektimit e heshtjes, historive e takimeve artit e reflektimit, përshpirtërisë dhe veprimtarisë, që të dalë në pah mendimi dhe veprimi  ekonomik i të rinjve.

 Me kë do të mund të takoheni në Asizi?

Në Asizi do të mblidhen më se 35 persona të angazhuar në fushën e kërkimit (studentë, studiues të ekonomisë e të disiplinave të tjera, master, ndjekës të doktoratit në fushën e kërkimeve etj. etj.). Do të ketë imprenditorë e drejtues. Mund të marrin pjesë edhe change-makers, pionierë të veprimtarive në shërbim të së mirës së përbashkët e të një ekonomie të drejtë, të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse.

Pakt me të rinjtë, përtej ndryshimeve të besojmës e të kombësive

Propozimi është të lidhet me të rinjtë, përtej ndryshimeve e kombësive, një pakt për ta ndryshuar ekonominë aktuale e për t’i dhënë shpirt asaj të së nesërmes, që të jetë më e drejtë, më e qëndrueshme e me një protagonizëm  të ri të njeriut, që sot është i përjashtuar!

500 të zgjedhur

Ndërmjet kandidatëve, do të zgjidhen 500 të rinj për të marrë pjesë në një ngjarje parapërgatitore, parashikuar për datat 24 e 25 mars: më pas do  vijojë takimi i madh me të gjithë pjesëmarrësit!

22 korrik 2019, 16:26