Prindërit e Vincent Lambert Prindërit e Vincent Lambert 

Në mbrojtje të jetës. Afërsia e Papës me nënën e Vincent Lambert

Papa pati bërë dy thirrje për Vincentin, që në vitin 2018, por deri në fund të fundit deshi t’u shprehë afërsinë e tij edhe prindërve të burrit, që u la të vdesë nga uria dhe etja.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku i shprehu, telefonikisht, afërsinë e tij nënës së Vincent Lambert, Viviane, para se t’i vdiste i biri, më 11 korrikun e kaluar. E  pohon këtë, i pyetur nga Vatican News, drejtori i përkohshëm i Sallës vatikanase të Shtypit, Alessandro Gisotti.

Françesku i kushtoi vëmendje të madhe fundit dramatik të Vincentit, infermier francez, 42 vjeçar, në gjendje vegjetative, ndërmjet jetës dhe vdekjes, pas një aksidenti rrugor, në vitin 2008. Më 2 korrikun e kaluar  punonjësit e shëndetësisë  të Spitalit francez të Reims, ku ishte shtruar, i ndërprenë ushqimin, duke menduar se vijimi i mbajtjes së tij ndërmjet jetës e vdekjes, ishte qëndrim i paarsyeshëm. Por, nuk ishte ky rast i njeriut në fund të jetës. Zemra e tij rrihte spontanisht e ai merrte frymë në mënyrë të pavarur.

Nuk është qytetërim, nëse zhduken njerëzit, që gjykohen si të padenjë për të jetuar

Kështu, Vincenti u la të vdiste nga uria e nga etja. Pak orë pas vdekjes së tij, Papa deshi që mbarë bota ta merrte vesh, përmes një tweet-i, lutjen  dhe thirrjen e tij!

Papa lutet për Vincent Lambert: çdo jetë ka vlerë, gjithnjë!

“Zoti atë e pranoftë në krahët e tij Vincent Lambertin. Nuk duhet të ndërtojmë një qytetërim,  që i zhduk njerëzit,  duke menduar se jeta e tyre  nuk është më e denjë të jetohet: çdo jetë ka vlerë, gjithnjë!” - pohon Papa në tweet-in e tij, duke i kujtuar edhe një herë mbarë njerëzimit, se jetën e  e ka në dorë vetëm Zoti!

19 korrik 2019, 15:57