Papa gjatë Meshës në Shën Pjetër Papa gjatë Meshës në Shën Pjetër 

Lutja e Papës për migrantët: “Jepu, o Zot të gjithëve, ngrohtësinë e një atdheu…”.

Gjatë Meshës së sotme, kremtuar në Bazilikën e Shën Pjetrit, kushtuar emigrantëve, Papa i drejtoi Zotit një lutje të veçantë për ta. Përfundon me fjalët, që na përkasin të gjithëve: “Na e jep, o Zot, një zemër të ndjeshme e bujare!”. Për t’i ndihmuar të gjithë!

R. SH. - Vatikan

“Për Zotin askush nuk është i huaj, askush, i përjashtuar!”. Janë fjalët e Papës në lutjen, që i parapriu Meshës, kremtuar në Bazilikën e Vatikanit, kushtuar emigrantëve, në përkujtim të 6-vjetorit të vizitës së tij në Lampeduzë:

“O Zot, Atë i të gjithë njerëzve, për ty askush nuk është i huaj; askush, i përjashtuar nga Atësia jote: shikoji me dashuri - vijoi të lutet Papa -  refugjatët, mërgimtarët, viktimat e izolimit, fëmijët e braktisur e të pambrojtur, që  t’u jepet të gjithëve ngrohtësia e  një shtëpie, e një atdheu; e ne të na jepet një zemër e ndjeshme e fisnike, që rreh fort për të varfërit e për të shtypurit”.

08 korrik 2019, 12:34