"Hap vigan": Apollo në Hënë "Hap vigan": Apollo në Hënë  

Gjon Pali II, Papa që shtegtoi sa për 29 rrotullime rreth tokës

Gjon Pali II, “Papa hënor”: shtegtimet e tij mund të barazohen me tre udhëtime në hënë, ose 29 rrotullime rreth tokës

R. SH. - Vatikan

Sot, kur përkujtohet hapi i parë i njeriut mbi trojet e Hënës e kur hapësira vizitohet vazhdimisht nga njeriu dhe makinat e tij, nuk mund të mos na lindë pyetja: “Kujt i përket kjo hapësirë e pafundme, plot me sekrete e mistere?”. Kësaj pyetjeje i përgjigjemi, pa ngurruar për asnjë çast: “I përket mbarë njerëzimit, është për të gjithë, në dobi të të gjithëve, për t’u zbuluar me fund e për t’u bërë pronë e çdo njeriu”.

Mund të pohojmë, pra, se “Sistemi planetar, si shtëpi e njeriut, duhet të jetë burim i mirëqenies shpirtërore e materiale të mbarë njerëzimit”.

Papa Gjon Pali II, sipas  dëshmive të njerëzve që pati pranë, e ndiqte me kuriozitet të madh aventurën spaciale. Posaçërisht e tërhiqnin  pa masë lajmet për jetën e njeriut përtej atmosferës tokësore. Gjatë papnisë së tij, duke i studiuar vazhdimisht marrëdhëniet e njeriut me hapësirën,  grumbulloi një sërë njohurish të çmuara për këtë dije të re, të pafundme - për pafundësinë. E edhe e kujtoi shumë shpesh, gjatë papnisë, me reflektime të thella, kushtuar lidhjes njeri-kozmos. Për t’u kujtuar, dy nga fjalimet e tij. I pari, ai i 22 tetorit 1984, drejtuar shkencëtarëve të Akademisë të Shkencave, mbledhur në Vatikan, kushtuar “Ndikimit të zbulimeve në hapësirë mbi gjininë njerëzore”. I dyti, ai i 7 nëntorit 1986, drejtuar delegatëve të Inter Agensy Consultative Group.

Papa, që i kish rënë rrotull tokës 29 herë, nuk kish si të mos e ndiqte rrotullimin e anijeve kozmike në fluturim me shpirtin e Pasardhësit të Shën Pjetrit, duke shkuar, me fantazinë e poetit, shumë më larg se kozmonautët!

19 korrik 2019, 14:01