Kardinali Estepa Llaurens Kardinali Estepa Llaurens 

Françesku kujton shërbimin fisnik të kardinalit Estepa Llaurens

Në një telegram, Papa shpreh ngushëllimet për kardinalin José Manuel Estepa Llaurens, kryeipeshkëv ushtarak nderi i Spanjës.

R. SH. - Vatikan

“Një shërbim të vazhdueshëm e bujar ndaj Kishës”. Këtë bëri gjithë jetën kardinali José Manuel Estepa Llaurens, vdekur dje, në moshën 93 vjeçare. E këtë theksoi edhe Papa Françesku në telegramin e ngushëllimit për humbjen e Hirësisë së Tij.

Afërsi shpirtërore

Papa e kujton figurën e kryeipeshkvit ushtarak të nderit në vendin iberik e, me mirënjohje, frytet e angazhimit të tij, në një telegram ngushëllimi  drejtuar imzot Juan del Rio Martín, kryeipeshkëv aktual ushtarak i Spanjës, duke iu lutur t’i trasmetojë ngushëllimet dhe afërsinë shpirtërore  familjarëve  të kardinalit të ndjerë, meshtarëve e besimtarëve të dioqezës ushtarake. Papa Françesku i larton Zotit lutje për pushimin e amshuar të Kardinalit, duke dhënë, njëkohësisht, Bekimin apostolik, në shenjë feje e shprese në Krishtin e ngjallur.

22 korrik 2019, 13:59