Kërko

Vatican News
Papa në lutje Papa në lutje  

Anëtarët e rinj të Kolegjit për krimet e rezervuara, pranë Doktrinës së Fesë

Çdo pesë vjet përtërihet Kolegji i ngritur pranë Kongregatës të Doktrinës së Fesë për krimet e rezervuara. Papa bën të ditur emrat. Anëtar i përkohshëm, imzot José Luis Mollaghan

R. SH. - Vatikan

Ati i Shenjtë emëroi anëtarët e rinj të Kolegjit për krimet e rezervuara, pranë Doktrinës së Fesë.

Janë  prelatët: Filippo Iannone, Andrea Migliavacca, Egidio Miragoli, Carlo Roberto Maria Redaelli, Arthur Roche, Pier Antonio Pavanello e Cyril Vasil'. Përveç tyre Papa Françesku emëroi anëtar të përkohshëm imzot José Luis Mollaghan.

Kompetencat e Kongregatës

Siç sqarohet nga norma e nenit 50 të Kushtetutës Apostolike Pastor Bonus, Kongregata për Doktrinën e Fesë “gjykon krimet kundër fesë dhe krimet  më të rënda kryer si kundër moralit, ashtu edhe në kremtimin e sakramenteve, që i sinjalizohen, për të vijuar me deklarimin ose dënimin kanonik, sipas normës të së drejtës. Kolegji përbëhet nga shtatë kardinaj ose ipeshkvij, që mund të jenë anëtarë të dikasterit ose  të jashtëm. Dekreti i përgjithshëm ekzekutiv u shpall përmes botimit në Osservatore Romano. Hyri në fuqi më 11 nëntor 2014.

30 korrik 2019, 11:15