"Lutja për paqen në Tokën Shenjte"- Papa Françesku dhe Presidentët Shimon Peres e Mahmoud Abbas nê Kopshtet e Vatikanit,, 08.06.2014 "Lutja për paqen në Tokën Shenjte"- Papa Françesku dhe Presidentët Shimon Peres e Mahmoud Abbas nê Kopshtet e Vatikanit,, 08.06.2014 

Toka Shenjte: 5 vjet më parë, në Vatikan, nisma për paqen

Më 8 qershor 2014 Papa Françesku, Patriku Bartolomeu I i Kostandinopojës dhe presidentët izraelit e palestinez, Peres e Abbas, ishin të pranishëm në Kopshtet e Vatikanit, ku u lutën për paqen në Tokën Shenjte.

R. SH. - Vatikan

Zoti i haptë “sytë tanë e zemrat tona”, e na dhashtë guximin të themi: “Kurrë më luftë!”. Kjo, lutja e Papës Françesku në takimin për Tokën Shenjte e për të gjithë banorët e saj”, lartuar Zotit pesë vjet më parë, më 8 qershor 2014, nga Kopshtet e Vatikanit. Me Papën, shoqëruar nga Bartolomeu I, ishin edhe presidenti i asokohshëm izraelit Shimon Perez dhe ai palestinez, Mahmoud Abbas, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.

Të mërkurën e kaluar, gjatë audiencës së përgjithshme, Papa u kujtoi gjithë besimtarëve se sot, më 8 qershor, në pesëvjetorin e takimit, në orën 13.00, me nismën e Veprimit Katolik Ndërkombëtar, do të ketë “një minut për paqen”. Një minut lutjeje për besimtarët, e reflektimi, për kë nuk beson. “Lutje e reflektim, të gjithë së bashku, për një botë më vëllazërore!”.

07 qershor 2019, 15:12