Kërko

ITALY-VATICAN-POPE-EARTHQUAKE-MARCHE ITALY-VATICAN-POPE-EARTHQUAKE-MARCHE 

Papa: Feja e krishterë është takim dhe marrëdhënie për t’u pranuar e kuptuar

"Feja është një marrëdhënie, një takim; nën shtytjen e dashurisë së Zotit ne mund të komunikojmë, ta pranojmë e kuptojmë dhuratën e tjetrit dhe t'i përgjigjemi". Kështu shkruan Papa Françesku në një tweet të ri botuat në faqen e internetit @ Pontifex.

R. SH. - Vatikan

"Feja është një marrëdhënie, një takim; nën shtytjen e dashurisë së Zotit ne mund të komunikojmë, ta pranojmë e kuptojmë dhuratën e tjetrit dhe t'i përgjigjemi". Kështu shkruan Papa Françesku në një tweet të ri botuat në faqen e internetit @ Pontifex.

Feja duhet transmetuar me dashuri

Ta përçosh fenë, nuk do të thotë të bësh prozelitizëm. Jo! Feja duhet transmetuar me dashuri. Ky, thelbi i reflektimit të Papës Françesku në homelinë, mbajtur gjatë Meshës në Shën Martë në Vatikan më 03 maj 2018

Ta përçosh fenë, nuk do të thotë të bësh prozelitizëm, “të vihesh në kërkim të njerëzve, që ta mbështesin këtë skuadër futbolli”. Ose “këtë qendër kulturore”. Jo! Feja duhet transmetuar me dashuri. Ky, thelbi i reflektimit të Papës Françesku në homelinë, mbajtur gjatë Meshës në Shën Martë më 3 maj 2018. Duke u nisur nga një fragment i Letrës së Shën Palit drejtuar korintianëve, Papa sqaroi se fe nuk do thotë vetëm të përsëritësh Besojmën. Feja shprehet në të e përmes saj.

Feja nuk jepet, lindet

Ta përçosh fenë nuk do të thotë “të japësh informacione”, por “të themelosh një zemër”, ta mbushësh me fe në Jezu Krishtin. Të jesh i krishterë nuk do të thotë të hapësh mekanikisht një librec a të marrësh ca njohuri. Të jesh i krishterë do të thotë të jesh pjellor në transmetimin e fesë, ta lindësh fenë, “ashtu si Kisha, që është Nënë e lind bij në fe” .

18 qershor 2019, 16:11